“Në të gjitha situata e krijuara në sistemin, bashkëpunimi jonë është institucional, ligjor, i prek të gjitha fushat. Ky është një bashkëpunim që do të vijojë periodikisht edhe në të ardhmen.
Sa i përket temës së eliminimit të dy prokuroreve , u prek edhe kjo në takim. Prokuroria ka komisionin e mbrojtjes së prokurorëve dhe çdo prokuror që e ndjen veten të rrezikuar, qoftë fizikisht, personalisht apo edhe për familjarët e tyre kanë të drejtë t’i drejtohen këtij komisioni dhe në mënyrë të menjëhershme i caktohet mbrojtje.
Dy prokuroreve i është caktuar mbrojtje, ndërsa avokati nuk varet nga ne, por ka të drejtën të kërkojë mbrojtje.
Prokurorja Merita Selimi varet nga KLP, ndërsa vendimi i Këshillit të Ministrave për prokurorët e SPAK, siç në këtë rast është Doloreza Musabelliu është i ndryshëm” tha ndër të tjera kreu KLP.