BREAKING NEWS

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit, goditen politikanë, ish-drejtorë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, futen në lojë dhe ndërkombëtarët, zbardhen vrasje të bujshme, gjenden para e flori në b...

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe
x
BREAKING NEWS

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në aksionin “blic” të SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të
x
BREAKING NEWS

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK, Ervin Karamuço tregon të pathënat e operacionit më të madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro dhe detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të Partisë së Lirisë me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janull...

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për të grabitur të dhënat e sistemit “TIMS”, gazetarja Klodiana Lala nxjerr detaje të bujshme nga skandali që tronditi Policinë e Shtetit dhe zbulon personin që refuzoi t’i jepte ish-drejtorit të IT kode...

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për
x
BREAKING NEWS

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas dëshmisë për inceneratorët, te lëshimi i të gjithë bashkëpunëtorëve në “gojën” e SPAK dhe zhvillimet që do të ndodhin për dosjen “Xibraka”, ja çfarë e pret Gazment Bardhin dhe Olsi Ram...

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x

Aktualitet

Dyshohet se u përfitua përmes falsifikimit të dokumenteve, sekuestrohet banesa me vlerë 200 mijë euro. Ja kujt i përket

Dyshohet se u përfitua përmes falsifikimit të dokumenteve,

Një pasuri me vlerë 200.000 euro është vendosur nën sekuestro Preventive në Pogradec.Sipas njoftimit zyrtar, pasuria dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale e falsifikimit të dokumenteve, e kryer nga 2 shtetas.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për pasurinë e shtetasve me inicialet A. L., 47 vjeç dhe B. A., 46 vjeç, të dy banues në Pogradec.

Këta 2 shtetas akuzohen se në bashkëpunim, dyshohet se nëpërmjet një kontrate të falsifikuar, kanë përfituar banesën e një shtetasi tjetër, në lagjen nr. 3, Pogradec, banesë me sipërfaqe rreth 300 m² dhe me vlerë rreth 200 000 euro.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, si rezultat i punës gjurmuese-hetimore të kryer për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, si rrjedhojë e veprimtarive kriminale, bënë ekzekutimin e vendimit nr. 269, të datës 18.11.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, e cila ka vendosur sekuestro preventive ndaj një pasurie në pronësi të shtetasve A. L., 47 vjeç dhe B. A., 46 vjeç, të dy banues në Pogradec”, thuhet në njoftim.

Këta 2 shtetas janë në hetim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet një kontrate të falsifikuar, kanë përfituar banesën e një shtetasi tjetër, në lagjen nr. 3, Pogradec, banesë me sipërfaqe rreth 300 m² dhe me vlerë rreth 200 000 euro.

Vijon puna për gjurmimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nga shtetasit A. L. dhe B. A.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.