BREAKING NEWS

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në
x
BREAKING NEWS

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga
x

Aktualitet

E zbulon Artan Hoxha: Përgjegjësia e Bamir Topit për 21 Janarin

E zbulon Artan Hoxha: Përgjegjësia e Bamir Topit për 21 Janarin

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se dosja e 21 Janarit duhet patjetër ta marrë SPAK, pasi Prokuroria e Tiranës, nuk ka marrë në pyetje asnjë nga emrat që kanë pasur dijeni, informacione apo përgjegjësi për vrasjen e 4 qytetarëve në Bulevard. I ftuar në Shqip, Hoxha tha se duhet të merret në pyetje Berisha, Basha, por edhe ish-presidenti Bamir Topi.

“Pse kërkojmë që kjo çështje të shkojë në SPAK? Sepse deri më tani Prokuroria e Tiiranës, nuk ka marrë në pyetje Sali Berishën, kryeministër në detyrë të asaj kohe. Nuk ka marrë në pyetje as Lulzim Bashën, ministër në detyrë, nuk ka marrë në pyetje Bamir Topin, ish Presidentin e Republikës. Bamir Topi duke qenë president ka pasur akses mbi materiale sekrete, që Shërbimi Informativ ia ka çuar atij. Që agjencitë e tjera ia kanë çuar atij. Por ai nuk është thirru kurrë të dëshmojë. Vetëm librin e Bamir Topit të marrë Prokuroria, e ka indicien për të pyetur ku e ka marrë informacionin.

Duhet të merret në pyetje Prokuroren e Përgjithshme, Ina Ramën. Edhe për presionin që i është bërë edhe për raportet që i kanë ardhur, sepse i kanë ardhur informacione të klasifikuara. Duhet të marrë në pyetje Bahri Shaqiri, ish-kreun e SHISH.

Kryeministri Edi Rama duhet të merret gjithashtu në pyetje për protestën, si u organizua, nga i mori informacionet që vrasjet i bëri Garda. Të merret në pyetje Ilir Meta”, u shpreh Hoxha.