
Aksident në Tiranë, 23 vjeçari përplas këmbësoren

Acari ‘mbërthen’ vendin, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme

Ndodh mrekullia! Pas 29 orësh nën rrënojat e tërmetit, nxirret gjallë foshnja 2 muajshe (VIDEO)

A kishte marrëveshje me Rozeta Dobin për paratë? Avokati i Alda Klosit zbulon si qëndron e vërteta e 125 mijë eurove dhe deklarimeve të vëllait të ish-zyrtares

“Ku është Arben Ahmetaj?”/ Taulant Balla zbulon çfarë ka ndodhur me ish-ministrin

Në kërkim për skandalin e inceneratorëve, arrestohet Stela Gugallja. Ja në çfarë vendi të botës është ndaluar

Çështja “Rama-McGonigal”, PS pranon kërkesën e PD, zbardhen me shpejtësi detajet e minutave të fundit

Kujt i përkisnin paratë që u grabitën në banesën e Alda Klosit? Ja si përgjigjet avokati i ish-zyrtares

EMRI/ Urdhëroi rrëmbimin e Jani Prengës, arrestohet në Spanjë i shumëkërkuari

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Nëntor 2022

Dy vite pas rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës në Spanjë është arrestuar autori i dyshuar, që ka urdhëruar rrëmbimin. Bëhet fjalë për të shumëkërkuari 40-vjeçar, i cili mbante tre emra.
Gentjan Funiqi, alias Gentjan Martini, alias Festim Olomani u kap gjatë një operacioni mes Policisë spanjolle e Policisë shqiptare .
Ne momentin e kapjes është prezantuar si shtetas bullgar me dokumente te falsifikuara me emer Rayko Ivanov dhe kishte edhe droge me vete.
Policia e Shtetit
Finalizohet, brenda 24 orëve të fundit, një tjetër operacion ndërkombëtar për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni policor i koduar “Seville” u zhvillua nga Policia spanjolle, në bashkëpunim me Policinë shqiptare.
Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale, mes Policisë së Shtetit dhe Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja në Spanjë dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i një shtetasi shqiptar shumë të kërkuar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime kundër personit.
I shumëkërkuari qarkullonte në Spanjë, me dokumente të falsifikuara.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara në bashkëpunim me homologët, falë punës hetimore të kryer nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale, me homologët spanjollë, në kuadër të operacionit “Seville”, u kap nga Policia spanjolle dhe u arrestua, me qëllim ekstradimi, shtetasi i shumëkërkuar G. F. alias G. M. alias F. O., 40 vjeç, nga Shkodra.
Ky shtetas, në momentin e kapjes nga Policia, mbante një kartë identiteti bullgare të falsifikuar, me gjeneralitete R. I., dhe një sasi lënde narkotike, të cilat janë sekuestruar nga Policia.
40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”.
Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2020, në Kamzë, Tiranë, ka marrë peng shtetasin J. P.
Interpol Tirana po punon për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.
Më të lexuarat


Harta e rrezikut sizmik në Shqipëri nuk është përditësuar prej 44 vitesh, flet inxhinieri i ndërtimit dhe tregon pasojat: Sa kërcënohen banesat në Shqipëri

Në kërkim për skandalin e inceneratorëve, arrestohet Stela Gugallja. Ja në çfarë vendi të botës është ndaluar

Pema që po i çmend të gjithë shqiptarët, askush nuk ja din emrin

Dogjën 4 automjete! Arrestohen 3 persona, kërcënuan të riun me armë zjarri, sekuestrohet dhe armë zjarri

Tharja e gojës, hidhërimi dhe shija e keqe, Ylli Merja tregon recetat efektive për t’i kuruar në kushte shtëpie

“Dëmton aksesin e qytetarit”, ish-ministri i Drejtësisë për hartën e re gjyqësore: Drafti i paraqitur është drastik

Aksident “kokë” më “kokë” mes dy makinave, raportohet për të plagosur (Video)

A ka shqiptarë nën rrënoja? Flet ambasadori shqiptar në Turqi dhe tregon situatën dramatike: Gjendja është shumë e vështirë...

Kujt i përkisnin paratë që u grabitën në banesën e Alda Klosit? Ja si përgjigjet avokati i ish-zyrtares

E fundosi pastruesja/ Gjykata merr vendimin për Alda Klosin që iu gjetën mbi 500 mijë euro cash në banesë
