BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Aktualitet

Ervin Salianji rrezikon burgun për “Babalen”, zbulohet data kur do të mbahet seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit, ja tre rrugët që e presin deputetin

Ervin Salianji rrezikon burgun për “Babalen”, zbulohet data kur

Ervin Salianji rrezikon burgun për çështjen “Babale”. Pasi u shty për disa herë radhazi, Gjykata e Apelit në Tiranë ka caktuar datën 15 mars për shqyrtimin e vendimit të “Gjykatës së Shkallës së Parë, për deputetin e Rithemelimit, Ervin Salianji, i cili është shpallur fajtor për veprën penale “kallëzim të rremë”. Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen "Babale". Nëse Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, apo do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun. Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e ‘kallëzimit të rremë’ lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata e shkallës së parë vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me “akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim”.

Dënimi

Kujtojmë se  deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e “kallëzimit të rremë” lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata Penale vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim, por ai nuk do të arrestohet për të bërë burg, pasi është hetuar në gjendje të lirë dhe pas ankimimit që Salianji paralajmëroi ndaj vendimit, do të pritet shihet çfarë do të vendosë Gjykata e Apelit, për të marrë formë të prerë. Ndërkohë, Albert Veliu njohur si Babalja u dënua me 3 vite e 8 muaj burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 6 muaj burg, dënim i cili do të zëvendësohet me 100 orë pune. Prokurori Genc Qana kërkoi 1.6 vite burg, por konvertuar në 3 vite shërbime prove, prokurori tjetër i dosjes, Kolë Hysenaj kërkuar 1.6 vite burg, ndërsa që gjyqtari Artan Gjermeni e dënoi me 1 vit burg Salianjin.

Reagimet e Salianjit

Ndërkohë jashtë dyerve të gjykatës, Salianji akuzoi asokohe Artan Gjermenin, gjyqtarin që dha vendimin për dënimin e tij, se është anëtar i Bandës së Lushnjes dhe militant i Partisë Socialiste, ndërsa u shpreh se do ta apelojë atë. “Siç ishte e pritshme, siç e kam deklaruar, siç e kemi deklaruar prej kohësh, një pretencë e shkruar, një vendimmarrje e parashkruar dhe e bërë gati kohë më përpara. As për sy e faqe nuk priti për ta dhënë apo për të marrë kohën e nevojshme pas provave që ne depozituam. Ishte një vendimmarrje e shkruar shumë kohë më përpara, e  pabazuar në ligj, e pabazuare në prova, e pabazuar në fakte. E bazuar vetëm në dëshirën politike të kryeministrit dhe në ambicien politike të gjyqtarit anëtarë të bandave të Lushnjës dhe të akuzuar me lidhje të forta me bandat dhe me krimin në këtë vend. Famëkeq në lidhje me vendimet që ka dhënë për lirimin e bandave dhe famëkeq edhe në vendimin e sotëm i cili i shërben drejtpërdrejtë vetëm karrierës së vet pas gjyqësore, për të hyrë në rrugën politike me Partinë Socialiste dhe për t’i shërbyer verbërisht shokëve të vet, të cilët e ka vënë”, deklaroi ai. Po ashtu, pak para vendimit, Salianji akuzoi edhe njëherë se prokuroria nuk ka asnjë provë, por vetëm urdhër politik.

Ai nxori një skicë që sipas tij është harta e qelizave telefonike që tregon se Jetmir Olldashi, Geron Xhafaj dhe Albert Veliu kanë qenë për një orë në të njëjtën zonë, te lokali i vëllait të ish-ministrit kur është bere regjistrimi i audios në orën 13:30. “Pretenca u bë gati nga Edi Rama që ditën e dytë të publikimit të skandalit të vëllait të ish-ministrit Xhafajt. Në datë 24 kur është bërë investigimi i gazetarit Jetimir Olldashi për një orë, sipas qelizave telefonike edhe Geron Xhafaj edhe Jetimir Olldashi dhe Albert Veliu sipas antenave ndodhen në të njëjtën zonë që është edhe lokali i Agron Xhafajt. Kam Kjo provë nuk është kundërshtuar nga prokuroria. Kam prova se Alizoti është dëshmitar i rremë  kur thotë se e ka sjellë në 15 janar audio dhe se ma ka dorëzuar mua. Alizoti merrte dhe paguhej me para nga drejtori i policisë së Fierit. Kemi edhe fakte të tjera, që janë komunikimet telefonike të dy numrave të Veliut, dhe nga 14 janari dhe deri në fund të shkurtit nuk ka ardhur në Tiranë për të më dorëzuar materialin audio, bie me provë shkencore pretendimi i dëshmitarit të sajuar. Edhe numri i Alizotit dhe Babales nuk janë në Tiranë sipas qelizave të kompanisë, që janë në dosjen e prokurorisë. Mbrojtja jonë është mbi 300 faqe, ndërsa prokuroria nuk ka asnjë provë, vetëm urdhër politik. Prokuroria duhet të ndryshonte qëndrim sepse edhe dy prokurorët e parë janë shkarkuar nga vetingu”, nënvizoi Salianji.