BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x

Aktualitet

Situatë e nxehtë, sot do të zgjidhet Kryetari i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, “futet” në lojë Erdogan, ja si “Sulltani” po kërkon të ketë ndikim në Shqipëri përmes KMSH

Situatë e nxehtë, sot do të zgjidhet Kryetari i ri i Komunitetit

Sot, në ambientet e Medresesë së Tiranës, në orën 10:30, do të mbahen zgjedhjet për Kryetar të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, procedurë kjo e cila zhvillohet në përfundimin e mandatit 5-vjeçar të kryetarit aktual Bujar Spahiu, i zgjedhur ky i fundit më 02 mars të vitit 2019. Kandidaturat për t’u votuar janë Bujar Spahiu, Kryetari aktual i institucionit, Eduard Shefki, Administrator i myftinisë së Durrësit dhe Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit. Ata do të prezantojnë platformat përkatëse përpara Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Këto zgjedhje vijnë në një moment shumë të nxehtë për KMSH, pasi “koka” e Bujar Spahiut është kërkuar gjithë këto kohë nga Ankaraja pasi ai akuzohet si gylenist dhe ditët e fundit organizata FETO është kthyer sërish në qendër të diskutimeve mes marrëdhënieve Shqipëri-Turqi pas kërkesës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan ndaj kryeministrit Edi Rama për të ‘spastruar’ përfaqësuesit e kësaj organizate në Shqipëri. “Sulltani” ka një plan që investimi turk në Xhaminë e Madhe në Tiranë të mos shkojë dëm. Gazeta e raportoi pak ditë më parë se ai po  planifikon krijimin e një shoqate me radikalë të cilëve do t’ju japë këtë xhami, e cila po mbahet ende “peng” nga Erdogan për shkak se Tirana nuk i ka dorëzuar të gjithë gylenistët. Por me zbatimin e kërkesave të Erdogan dhe krijimin e shoqatës me radikalë, e cila do të ketë mbështetje dhe nga kryeministri Rama, Xhamia e Madhe do të “zhbllokohet” dhe do të kalojë në duart e tyre.

Situatë e nxehtë në KMSH

Gjithë këto ditë ka patur akuza ndaj Komunitetit Mysliman Shqiptar. Ka qenë  studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi, i cili tha se anëtarët e organizatës “FETO” të cilët njihen si “gylenistë” kanë uzurpuar edhe Komunitetin Shqiptar Musliman. “Gylenistët janë organizatë okulte që operon për të vendosur emisarët e saj në çdo post nevralgjik të një shteti me qëllim që t’i shërbejnë një personi me emrin Fetullah Gylen. Ngre një rrjet të madh tentakulash për të krijuar një shtet hije. Në Shqipëri nga kjo organizatë është uzurpuar edhe komuniteti mysliman shqiptar. Kuptohet se janë gylenistë nëpërmjet formave sesi i kanë marrë bursat dhe predikimi i tyre. Myftiu i Tiranës nuk guxon të dalë e të thotë se nuk është gylenist apo të shkojë në gjykatë e të ngrejë një aktakuzë mbi sulmin e tij si anëtar i FETO-s.”- u shpreh Laçi. Më tej, ai ngriti alarmin duke thënë se anëtarë të kësaj organizate janë në të gjitha institucionet e vendit dhe kanë ngritur një “shtet hije”, duke përmendur edhe disa institucione arsimore dhe shëndetësore të cilat sipas tij janë nën ndikimin e 'FETO'-s. “Gylenistët janë kudo, në sistemin arsimor ku indoktrinojnë njerëz kryesisht të ardhur nga zona të thella të Shqipërisë si myftiu i Tiranës që është marrë si fëmijë, është indoktrinuar në Turqi madje edhe i martojnë me anëtare të organizatës. Pra janë sekt dhe ia kushtojnë jetën këtij sekti. Në arsim, universiteti 'Ëestern Balkan', Bedër, në mjekësi, spitali 'Hygeia' dhe spitali amerikan. Në politikë mjafton të hapni ato listëpagesat e bëra. Patëm edhe rastin e ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati. I ke edhe në media, kudo. Ato shtrihen në media si gazetarë, redaktorë, kryeredaktorë. Një agjendë që nesër mund të sjellë probleme në demokracinë e brishtë shqiptare.  Mund të ketë edhe në sistemin e drejtësisë, funksionojnë si shteti hije. Marrin drafte sesi funksionon organizata në Turqi dhe i përkthejnë edhe në shqip. Vetëm se këtu ka pushtet edhe më te fortë se ka edhe pushtetin fetar”, tha mes të tjerash studiuesi.

Qëndrimi i Ylli Gurrës

I të njëjtit qëndrim ishte edhe ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra i cili deklaroi se Komuniteti Musliman i Shqipërisë është kthyer në një "grupim okult gylenist" dhe theksoi se SPAK duhet të nisë hetimet sa u takon shkeljeve të bëra me shitjen e pronave në Korçë që janë në emër të institucionit.  “KMSH nuk konfirmon atë që, nuk është sot komunitet por komitet. Nuk është bashkësi që përfaqëson diçka por është shndërruar në një komitet pjesë e grupimit okult gylenist. KMSH nuk ka asnjë lloj kusuri të paguajë faturat e një grupimi okult gylenist në kurriz të shqiptarëve dhe myslimanë”, u shpreh Gurra.