BREAKING NEWS

Ilir Meta ka porositur disa vrasje të bujshme, ja si ka bashkëpunuar me grupet kriminale për të asgjësuar armiqtë e tij, Idajet Beqiri nxjerr detajet e forta dhe zbulon ngjarjen e rëndë ku është implikuar edhe Monika Kryemadhi

Ilir Meta ka porositur disa vrasje të bujshme, ja si ka bashkëpunuar
x
BREAKING NEWS

Trondit Frrok Çupi: Ja planet e përbashkëta mes Sali Berishës dhe Izet Haxhisë, nga vrasja e Azem Hajdarit, urdhri për të eliminuar një ministër, deri te strehimi në Turqi

Trondit Frrok Çupi: Ja planet e përbashkëta mes Sali
x
BREAKING NEWS

Si u masakrua agjenti shqiptar në Himarë nga shërbimet greke, detajet nga dosja që fsheh politikanët që i shërbyen Sigurimit dhe dështimi i planit të jugosllavëve për të eliminuar Ramiz Alinë, ja rrëfimi i fundit “bombastik” i Bujar Hoxhës përpara se t...

Si u masakrua agjenti shqiptar në Himarë nga shërbimet greke,
x
BREAKING NEWS

Ambasadori dhe gjyqtarët britanikë në derën e SPAK, Londra aleancë me Dumanin për të goditur pushtetarët e lartë, gjurmim të parave të pista, llogarive bankare dhe sekuestrim pasurie, ja si britanikët do plotësojnë me materiale shtesë dosjet përvëluese...

Ambasadori dhe gjyqtarët britanikë në derën e SPAK, Londra
x
BREAKING NEWS

Komisioni për drejtësinë në udhëkryq, ja çfarë përmban projekti i Edi Ramës në bashkëpunim me Sali Berishën kundër SPAK dhe institucioneve të pavarura

Komisioni për drejtësinë në udhëkryq, ja
x
BREAKING NEWS

Plas sherri te Rithemelimi, grupi i Bardhit përplaset me përkrahësit e Sali Berishës, Shehu, Noka dhe Sula kundër komisionit të Edi Ramës

Plas sherri te Rithemelimi, grupi i Bardhit përplaset me
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për administratën, në qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave, orari i punës do të jetë 09.00 me 15:30, do të ketë edhe shpërblime, ja kategoritë që përfitojnë

Lajme shumë të mira për administratën, në qershor hyn
x
BREAKING NEWS

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret Rama-Berisha me amnistinë penale, ja si u liruan të korruptuarit dhe “puçi” që iu bë SPAK

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret
x

Aktualitet

Çfarë po ndodh? SPAK dërgon për gjykim oficerin e Policisë Gjyqësore dhe 2 qytetarë, zbardhet arsyeja e fortë

Çfarë po ndodh? SPAK dërgon për gjykim oficerin e

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake, dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.180, të vitit 2022, ku akuzohen për korrupsion një oficer i Policisë Gjyqësore dhe 2 qytetarë.

Sipas njoftimit të SPAK, bëhet fjalë për dosjen hetimore në ngarkim të Fatbardh Lalës, i akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, Tefta Llagaçit, e akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, Ermir Llagaçit, i akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

“Në përfundim të hetimit paraprak, provat e përftuara janë të afta të provojnë, tej çdo dyshimi të arsyeshëm, se të pandehurit Ermir Llagaçi dhe Tefta Llagaçi, në bashkëpunim me njëri tjetrin, duke patur një qëllim të përbashkët, e duke kryer veprime të ndërlidhura midis tyre, i kanë dhënë shumën monetare prej 55.000 lekë Oficerit të Policisë Gjyqësore Fatbardh Lala, pasi ky i fundit i ka dalë garant dhe u ka siguruar se mund të ushtronte ndikim tek funksionarët e drejtësisë, që janë prokurori dhe gjyqtari, të cilët kanë patur në hetim e më tej në gjykim, çështjen penale në ngarkim të personit nën hetim Ermir Llagaçi, duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim”, bën të ditur SPAK.

“Njëkohësisht provat e përftuara janë të afta të provojnë, tej çdo dyshimi të arsyeshëm, se i pandehuri Fatbardh Lala, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka marrë/pranuar shumën prej 55.000 lekë, nga të bashkëpandehurit Llagaçi, duke ju premtuar se do të ushtrojë ndikim të paligjshëm, duke shfrytëzuar detyrën e tij si Oficer i Policisë Gjyqësore. Për këtë arsye i pandehuri Fatbardh Lala është akuzuar se ka kryer veprën penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, vijon njoftimi

“Gjithashtu, i pandehuri Fatbardh Lala, duke nxjerrë të dhëna në lidhje me procese penale që kanë lidhje me shtetasin Ermir Llagaçi, si emrin e prokurorit, veprën penale etj., ka konsumuar edhe veprën penale të parashikuar nga neni 295/a paragrafi i tretë i Kodit Penal. Kjo pasi ai ka zbuluar të dhëna që përmbajnë aktet sekrete të një ose më shumë procedimi penal, dhe këtë informacion ai e ka disponuar duke aksesuar në zyrat e tij të punës si Oficer i Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Këto të dhëna i’a ka transmetuar të bashkëpandehurës Tefta Llagaçi, nëpërmjet telefonit, madje duke rekomanduar se prokurorët duhen takuar. Këto veprime janë kryer duke cënuar rregullin e punës së tij, duke cënuar sekretin hetimor në lidhje me çështjet në fjalë, përsa kohë që prokurorët e çështjes nuk kishin ndërmarrë veprime të hapura me shtetasin Ermir Llagaçi, duke cënuar në këtë mënyrë funksionimin e rregullt të organeve të drejtësisë, dhe parimin e sekretit hetimor, dhe për këtë arsye ai është akuzuar se ka kryer veprën penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, përfundon njoftimi.