Gazetari Armand Bajrami i cili ishte i pranishëm në takimin e gazetarëve me prokurorin Altin Dumani, tha për “Review”, se informacionet e dala nga ky takim i ka publikuar si informacione nga burime zyrtare, por ka refuzuar të zbardhte bisedën e plotë.
Bajrami tha se takimi i prokurorit Dumani me gazetarët, nga ku rrodhi informacion për disa nga çështjet më sensitive të SPAK ishte një takim informal për të vendosur një linjë komunikimi dhe për të shuar kureshtjen e gazetarëve të gjyqësorit.
“Është e vërtetë ky takim ka qenë i treti, në radhën e takimeve që prokurori dumani zhvillojnë me gazetarët. Ka qenë për hir të së vërtetës një takim informal, për të vendosur një linjë komunikimi apo shuarje kureshtjesh për hetimet më të rëndësishme, për të vendosur pikat në çështjet më të rëndësishme të momentit.
Takimi ishte informal, mënyra se si është përcjellë është formalizuar shumë, pasi ka pasur një zbardhje të plotë të gjithë diskutimet të bërë në tryezën e ditës së djeshme. Në përvojën time, me mirëkuptimin e redaktorëve të mi, përcjellja e informacionit që ndava me publikun ishte duke ju atribuuar një burimi zyrtar, por nuk pranova të zbardhja bisedën e plotë, pasi nuk bëhej fjalë për një konferencë për shtyp, por një bisedë informale”,-tha për Euronews Albania gazetari Armand Bajrami.