BREAKING NEWS

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën para se të vetëvritej

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver
x
BREAKING NEWS

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard,  ja kush është trupa gjykuese që ka futur në “terror” orkestruesit e masakrës së “21 Janarit” dhe si akuza e dytë mund ta çojë në qeli kreun e “Foltores”

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard, 
x
BREAKING NEWS

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën, kryeministri letër sekretarit të DASH që nuk do fusë hundët në arrestimet e SPAK, ja prapaskenat pas presioneve ndaj drejtësisë

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717 mijë të moshuar, zbardhen detaje nga fondi, si pritet të ndryshojë rregulli për indeksimin dhe ndryshimi I madh që po përgatit mazhoranca

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB dhe KGB që mori me vete Bashkim Gazidede, pse Ilir Meta e Kryemadhi braktisën protestën e 20 shkurtit dhe arsyeja pse SPAK nuk po e çon pas hekurave Sali Berishën

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB
x
BREAKING NEWS

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta Manastirliun, zbardhet “pika e errët” për të cilën po hetohet ish-ministrja, gazetarja nxjerr prapaskenat, brenda një muaji dosja e sterilizimit shkon në gjykatë

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta
x
BREAKING NEWS

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele të larta, ja strategjia që agjentet e BKH do të ndjekin për të hetuar zyrtarët pas urdhrit të Ramës për të “bllokuar” dyert e zyrave dhe institucioneve

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele
x
BREAKING NEWS

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime drejtuesish qarqesh dhe lëvizjesh të forta në qeveri pas thirrjes së Manastirliut në SPAK, Gonxhe “ylli në ngjitje” në Partinë Socialiste

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime
x

Aktualitet

"Gjuhë banale, tmerr fare"/ Artan Hoxha flet për ngjarjen e rëndë në Kamëz dhe ngre alarmin: "Influencerët" në Tik Tok, kanë dalë jashtë kontrollit!

"Gjuhë banale, tmerr fare"/ Artan Hoxha flet për ngjarjen e

Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë, ku një vajzë 27 vjeçare i dha fund jetës, pas shantazhit dhe bullizmit me një fotografi në Tik Tok,  nga një person i quajtur Altin Çoku. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Hoxha tha se Shqipëria ka një problem serioz me rrjetet sociale, e cila ka dalë jashtë kontrollit dhe autoritetet nuk kanë mundësi parandalimi. 

"Kujtohemi të flasim për këto ngjarje kur sjellin pasoja. Probleme të rënda nga Tik Tok ka çdo ditë. Është problematikë shumë e madhe. Ka çdo ditë që rrihen dhe përdorin thika të rinjtë.  Policia jonë është shumë larg, nuk ka as burimet logjistike dhe as njerëzore për t’u marrë me këtë lloj fenomeni.

Pashë komunikimin e këtij personi, Altin Çoku, në Tik Tok, ishte i tmerrshëm. Fliste me një gjuhë, nuk e di, çfarëdo të jetë viktima, është një nënë e një fëmije. Mënyra se si komunikonte në një rrjet, ku shprehej me fjalët më banale të mundshme, duket që nuk i ka lënë zgjidhje tjetër asaj vajze. Pyeta sot, që ky ka qenë influencer në Tik Tok dhe bënte komunikim edhe me një këngëtar që është shumë i njohur. Kishte influencë në rrjet.

Dikur këtë lloj niveli në Shqipëri e solli një televizion Kombëtar, në një emision, tani dalin aty në Tik Tok live. Mënyra se si fliste ky para 2-3 mijë vetëve, imagjino sa shpërndahet dhe ndikimi që ka te të tjerët. Në rastin konkret, policia e ka arrestuar personin në fjalë edhe pse ka patur problematika edhe më parë.

Viktima i është lutur ta heqë atë nga rrjeti. Është shume shqetësuese, këta njerëz hyjnë në rrjet dhe bëjnë këtë gjë. Jemi shumë larg parandalimit". tha Hoxha.