BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x

Aktualitet

Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen e ish-sekretarit të Ministrisë së Financave

Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen e ish-sekretarit të

Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen ndaj ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj dhe dy personave të tjerë.

Ish-sekretari i Financave, Gjokutaj do të përballet në gjykatë me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Për të njëjtën çështje në tavolinën e të pandehurve do të ulen edhe përmbaruesi Alban Ruli dhe ish-pronari, Ilir Thana.

Për të akuzuarin e katërt të çështjes, ish-drejtorin juridik të Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxhaj, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për pushimin e çështjes pasi dyshimet ndaj tij nuk u provuan. I pandehuri Gjokutaj do të gjykohet i veçuar nga dy të bashkëpandehurit, pasi do t’i nënshtrohet një procesi të zakonshëm, ndërsa Rulie Thana gjykimit të shkurtuar.

Sipas Prokurorisë, ish-zyrtari Gjokutaj ka lejuar shpërblimin në 1,2 milionë euro nga buxheti i shtetit të Ilir Thanës, si ish-pronar, për një pronë shtetërore, që nuk i përkiste.

Kjo për faktin se ai ishte kompensuar një herë më parë për të njëjtën pronë, që i ishte kthyer shtetit. Referuar akteve, pas një rivlerësimi të pronës, Ministria e Financave i ka hapur rrugë kompensimit në shifrën 1.2 mln euro.

Deri në qershor të vitit të kaluar, për llogari të kësaj shumë ishin lëvruar 48.8mln nga buxheti i shtetit, ku 23 milionë ishin tërhequr nga Thana. Prokuroria thotë se zyrtarët e ministrisë ishin vënë në dijeni nga një memo se ish-pronari ishte shpërblyer një herë në vitin 2015.