BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha zbardh detajet tronditëse nga marrëveshja sekrete e Edi Ramës dhe Sali Berishës, ja pse pjesë e pazarit për marrjen e vulës së PD ishte edhe Belinda Balluku

Lulzim Basha zbardh detajet tronditëse nga marrëveshja sekrete e Edi
x
BREAKING NEWS

Lidhja e Belinda Ballukut dhe pagesat e majme për inceneratorët, si KLSH zbardhi abuzimet e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ja detajet nga raporti

Lidhja e Belinda Ballukut dhe pagesat e majme për inceneratorët, si
x
BREAKING NEWS

Një tjetër ministër i Ramës bie në rrjetën e drejtësisë, SPAK nis hetimet për Ogerta Manastirliun për vjedhjen e fondeve të pandemisë, ja çfarë përmban dosja

Një tjetër ministër i Ramës bie në rrjetën e
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha i korruptuar, i lidhur me bandat kriminale dhe me personazhe të skeduar për drogë e pastrim parash, i përfshirë në afera me Fazlliç dhe shfrytëzim pushteti për të pasuruar fëmijët e tij, “non-grata” nuk i hiqet, Londra vulos fatin e kreut ...

Sali Berisha i korruptuar, i lidhur me bandat kriminale dhe me personazhe
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha mbetet “non-grata” në Britaninë e Madhe, mediat e huaja e akuzojnë si të korruptuar dhe i përmendin dosjen që po heton SPAK se ka favorizuar dhëndrin kur ishte kryeministër, reagojnë dhe socialistët

Sali Berisha mbetet “non-grata” në Britaninë e Madhe,
x
BREAKING NEWS

Gjiknuri kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, ja si u zbërthye para prokurorëve të SPAK dhe denoncoi aferat e Ahmetajt, nga takimet me “bosët” e inceneratorëve, te udhëtimet në Gjermani dhe fjetja në hotel me 5 yje, zbardhen detaje nga dosja...

Gjiknuri kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, ja si u
x

Aktualitet

Mister/ A do të ekstradohet në Shqipëri Davide Pecorelli? Gjykata italiane merr vendimin

Mister/ A do të ekstradohet në Shqipëri Davide

Gjykata e Apelit në Perugia i ka dhënë dritën jeshile ekstradimit drejt Shqipërisë të Davide Pecorelli-t. Sipërmarrësi 49-vjeçar italian nga Valtiberina u dënua me 4 vjet burg nga gjykata e Pukës në Shqipëri, për një seri krimesh të kryera në vendin tonë.

Pecorelli inskenoi vdekjen e tij në janar të 2021. Makina e tij u gjet e shkrumbuar në fshatin Gjegjan dhe brenda saj u gjetën edhe eshtra njerëzore, duke bërë fillimisht që të mendohej se i përkisnin pikërisht 49-vjeçarit. Por disa muaj më vonë ai u shfaq në Itali. Ai u shpëtua në det, teksa lundronte me një varkë të vogël.

E kur zbriti në tokë, u përball me urdhërarrestin e lëshuar nga gjykata shqiptare, më 2 tetor të 2022. Nga vendi ynë ai akuzohej për mashtrim, dhunim të varreve, shkatërrim prone me zjarr, kalim të jashtëligjshëm të kufirit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Akuza e fundit ra, ndërsa për akuzat e tjera Pecorelli, i cili përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, u dënua në prill të këtij viti me 4 vjet burg nga Gjykata e Pukës.

Rasti i Davide Pecorelli-t në fakt për shumë kohë ishte i mbushur me intrigë. Me origjinë nga San Giustino, sipërmarrësi në sektorin e produkteve të bukurisë dhe ish-arbitër, ishte vendosur në vendin tonë, aty ku fillimisht u mendua se ishte karbonizuar.

Më pas u rishfaq në Itali, në ujërat e detit Tirreno. Tregoi një histori si nëpër libra, duke thënë se kishte qenë në kërkim të një thesari. Në fakt, sipas asaj që doli në hetimet e autoriteteve shqiptare, në Janar të 2024-s, i vuri flakën makinës që kishte marrë me qira në Shqipëri dhe brenda saj vendosi eshtra për të simuluar vdekjen e tij.

E gjithë ngjarja u inskenua për shkak të borxheve, të cilat e çuan të ndërmerrte këto veprime. Për këto vepra ai u vendos në arrest provizor në Itali. Shqipëria kërkoi ekstradimin e tij që prej 2022. E teksa drejtësia shqiptare foli në muajin Prill, këtë të premte ishte radha e asaj italiane.

Avokatët e Pecorelli-t, i cili është baba i 4 fëmijëve, njoftuan se do ta ankimojnë vendimin e Gjykatës së Apelit për ta ekstraduar 49-vjeçarin drejt vendit tonë, me argumentin se dënimi i dhënë për të është në proporcion të zhdrejtë me akuzat e ngritura. Ata po ashtu mësohet se kanë kërkuar një vlerësim të kushteve të institucionit të vuajtjes së dënimit ku do të transferohet klienti i tyre.