BREAKING NEWS

"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Nga Enegjitika, te Ekonomia e Shëndetësia, ja kush do i fus në burg punonjësit e administratës

"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur
x
BREAKING NEWS

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do kapej kurrë", analisti Mërtiri del me deklaratën e fortë: Tahiri i di bëmat e Ramës, ndaj kryeministri nuk e shet dot

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do
x
BREAKING NEWS

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri", Klodiana Lala denoncon standarin e dyfishtë të gjykatave, avokati i ish-ministrit e 'kërcënon' hapur: Të isha në studio do flisnim ndryshe

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri",
x
BREAKING NEWS

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin ndaj Tahirit: Lirimet para kohe me kusht ndodhin rrallë, nuk do përbënte lajm nëse...

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin
x
BREAKING NEWS

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar nga Basha dhe Alibeaj"? Bardhi flet për 'fatin' e tyre dhe habit me deklaratën: Nuk janë problem i përçarjes

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar
x
BREAKING NEWS

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të ftohtë’ qeverinë: Vendim luksi, thjesht kërkoni një ministër në burg si rezultat të drejtësisë

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të
x
BREAKING NEWS

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Ju tregoj provën e fortë që mund të rikthejë në qeli Tahirin

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del
x
BREAKING NEWS

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat e bujshme nga arrestimi i zyrtares së lartë të Shëndetësisë

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja
x

Aktualitet

“Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”/ Eksperti i kriminalistikës ironizon hapur qeverinë e Ramës: Shefi i tij ruan parcelat e hashashit...

“Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”/ Eksperti i

Artan Rexhepi, ekspert kriminalistike thotë se pushtetarët në vendin tonë duhet të jenë më të kontrolluar në deklaratat e tyre.

Në një intervistë, ai iu referua deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama pak kohë më parë i cili tha se kriminelët “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.

“Të hanë kokat e tyre, nuk jemi në kohën e Teksasit, Ndoshta dhe po veprohet ashtu, Nuk e pranoj dot që kreu i qeverisë që më drejton mua të thotë kokat e veta, Nëse thotë ashtu armatosi të gjithë qytetarët, kuptohet me leje dhe licencë. Por nuk do kthehemi në Teksa kur dilnin kaubojsit në rrugë dhe kush ishte më i shpejtë nxirrte pistoletën. Pushtetarët duhet të jenë të kontrolluar.

Për mua është skandaloze ngado ta kthesh. Më tepër është mosveprimi se shprehja. Një nëpunës i thjeshtë nëse shikon shefin e tij që ruan parcelat e hashashit mos prit që ai të ketë zell për të luftuar krimin. Duhet vepruar fort ndaj krimit. Të paktën të mos jetë në rrugë. Ka dalë shumë hapur”, tha Rexhepi.

Ai u shpreh se largimet e qytetarëve sot për sot janë masive, duke theksuar se siguria arrihet vetëm në disa momente kur krimi vendos të flejë.

“Vjen një ministër dhe një orientohet nga linja franceze, tjetri nga linja amerikane. Ligji duhet të veprojë. Largimet e qytetarëve janë masive. Siguria nëse arrihet në disa momente, arrihet vetëm sepse krimi fle. Puna është se në praktikat perëndimore kur krimi del në rrugë, reagon shum fort shteti. Shkon deri në limitet e shkeljes së ligjit. Të terrorizon nëse i kthehesh në problem për qytetarët në vet. Duhet t’i tregojmë vendin. Të rrijë atje ku ka vendin” tha ai.