Në seancë paraprake në kuadër të operacionit ‘’Plumbi i Artë’’, një kërkesë interesante është nga i dyshuari për disa vrasje Henrik Hoxhaj.
Ky i fundit nëpërmjet avokatit të tij kërkon që t’i kthehet statusi i bashkëpuntorit të drejtësise.
Kjo përshkak se gjykata ia hoqi me arsyen se ai nuk ka treguar për disa ngjarje për të cilën ai ka qënë autor apo bashkëpuntor.
Ai i ka treguar gjykatës se ka qënë bashkëpuntori më i drejte pasi ka treguar ngjarje dhe detaje nga krimet më shumë se çdo bashkëpuntor tjetër.
Me heqjen e statusit ai tashmë nuk përfiton nga ulja e dënimit.
Hoxhaj ka qënë bashkëpuntori i Nuredin Dumanit dhe grupit të tij në disa vrasje dhe tentiva, si dhe krime tjera.