
Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit të pijshëm, reagon policia

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz, do na e thojë vetë kryeministri

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të komunave, BE sërish thirrje Kosovës: Të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, situata duhet…

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

“Imazhi i saj s’më hiqej nga mendja sot”/ Masakra në ‘Don Bosko’, ‘shpërthen’ Blendi Fevziu: Mimoza Paja, viktimë e një konflikti që as vetë s’e dinte, banditët s’mbajtën dorën as ndaj mbesës

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Mars 2023

Gazetari Blendi Fevzu ka reaguar për vrasjen e gruas së pafajshme mbrëmje e djeshme gjatë një atentati në lokal, në “Don Bosko”, Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, si shkruan se nuk mund të hiqte nga mendja imazhin e Mimoz Pajës, e cila priste të mbaronte turnin mbrëmë dhe së bashku me mbesën 10 vjeçe, të ktheheshin në shtëpi.
Fevziu thotë se e ndjera kishte pak ditë që kishte filluar punë, por fati nuk e la të gëzojë me mbesën e saj, pasi “një grup kriminelësh derdhi ndaj lokalit breshëritë e frikshme te kallashnikovit.”
Postimi i plotë i Blendi Fevziut:
Nuk e hiqja dot nga mendja imazhin e kësaj gruaje të vuajtur gjatë ditës sot. Mendoja se si priste të mbaronte turnin, me mbesën ulur pranë. Mbesën që nuk kishte ku ta linte, ndaj e mbante pranë vetes, duke bërë edhe detyrat e shkollës aty.
Priste të mblidhej bashkë me të dhe të ishin pak momente të qeta. Jeta nuk ishte treguar bujare me asnjërën prej tyre. Gjyshja e mbetur jetime dhe mbesa me prindër të divorcuar, i kishin lidhur fatet bashkë. Në varfërinë, por edhe në përpjekjen për të mbijetuar. Mimoza Paja kishte punuar gjithë jetën, e mbetur jetime që në fëmijëri.
Mbesa e saj 10 vjeçe mbeti vetëm kur prindërit u divorcuan. Ajo rrinte aty, pranë gjyshes, duke e ndihmuar nga pak e duke u perpjekur tja reduktonte lodhjen e ditës. Gjyshja kishte pak ditë që kishte gjetur punë dhe ato me siguri kanë qenë të gezuara për këtë. Por fati që i lidhi bashkë edhe i ndau dje në mbrëmje. Gjyshja po punonte dhe vajza e vogël ishte ulur aty pranë kur një grup kriminelësh derdhi ndaj lokalit breshëritë e frikshme te kallashnikovit. Gjyshja vdiq në vend; mbesa u plagos.
Gruaja qe e vetmja viktimë e një konflikti, që as e dinte, as e njihte dhe që as do ta marrë vesh kurrë. Një konflikti banditësh e kriminelësh qe nuk e mbajnë dorën as ndaj një fëmije 10 vjeçare. Iku duke lënë në këtë botë kujtimin e një gruaje që nuk pa një ditë të bardhë dhe një mbese që sot ka mbetur edhe më e vetme në këtë botë kaq të padrejtë. U prehsh në paqe Mimoza Paja.
Më të lexuarat


Plagosi dy persona në Sarandë/ Nga trafiku i drogës te kapja me armë, e shkuara e errët e ‘Radarit’

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz, do na e thojë vetë kryeministri

OSBE publikon 9 hapa për uljen e tensioneve në veri

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Sarandë, si nisi sherri që përfundoi me të plagosur

Dyshohet se janë helmuar nga uji, mbi 50 qytetarë përfundojnë në spitalin e Bulqizës

"Do vuani pasojat"/ BE paralajmëron Kosovën dhe Serbinë: Ulni tensionet përndryshe...

U gjet i vrarë me armë zjarri në banesë në Itali, identifikohet 20-vjeçari shqiptar, zbardhen detajet tronditëse

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

Me shpejtësi ‘skëterrë’ deri në 230 km/orë, policia me ‘dorë të hekurt’, iu hiqet patenta 155 shoferëve

Sekuestrimi i pasurisë së Vis Martinajt, familjarët bëjnë lëvizjen e papritur
