BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Aktualitet

“Ishte këshilltar i punëve të pista”/ Analistët zbulojnë lidhjen e Pacollit me Naim Murselin: Behgjeti e kishte qejf, por...

“Ishte këshilltar i punëve të pista”/ Analistët

Gazetari Milaim Zeka, në detajet për vrasjen e Liridona Ahmetajt nga burri i saj Naim Murseli tha se ky i fundit ishte këshilltar i Behxhet Pacollit, dhe se e përdori për t’i marrë lekë, duke i kryer punë të pista.

Këtë mendim e forcoi edhe analisti Arjan Curri, i cili shprehu se Pacolli e kishte qejf Naimin për arsye të ndryshme.

“Pjesa dërrmuese e politikanëve në Kosovë, 90% prej tyre i kanë gratë të pashkolluara. Nuk i nxjerrin jashtë me ngrënë një darkë, në një restorant, nuk janë njerëz familjarë dhe kjo prodhon dhunë. Dhe thonë i kam dhënë. Çfarë i ke dhënë ti, një makinë?”, u shpreh Zeka.

Milaimi tregon se Musreli e ka gënjyer Pacollin, duke i kërkuar lekë, ndërsa Liridona arriti të bëhej e pavarur ekonomikisht, ku po ashtu tregoi se katër vite më parë ka kërkuar divorc në një gjykatë në Suedi.

“Naim Murseli ka qenë këshilltar i Behxhet Pacollit. Naimi e ka gënjyer Behxhet Pacollin duke thënë se donte lek për t’u operuar në Suedi, si shtetas suedez që ishte, ndërkohë që në Suedi e ke shëndetësinë falas. Liridona u shkollua, u bë një femër e zonja, hapi një kompani të pastrimit dhe u bë e pavarur ekonomikisht. Në 2019, Liridona ka paraqitur një kërkesë për shkurorëzim me Naimin në Suedi. Është kërkesë zyrtare, gjykata ta kthen për t’u rimenduar, dhe nuk e kemi këtë shkresë”, tha gazetari.

Zeka tha se Niami nuk e ka deklaruar pasurinë e tij, ndërsa sipas tij i ka fituar në të zezë pasi ka blerë një vilë mijëra euro dhe se ka edhe një restorant në Suedi.

“Naimi ka qenë i papunë, në deklarimin e tij zyrtar për pasurinë ka deklaruar 0 lekë, vetëm një rrogë 15 euro në vit në Suedi që është baras me 0 lekë. Ai ka blerë vilë dhe ka pasur edhe restorant të Suedi me emrin e tij. Policia suedeze po merret me kërkimin se nga ka ardhur kjo pasuri. Ka mashtruar plot kompani”, u shpreh ai.

Pyetjes se pse ishte ish-këshilltar i ministrit të jashtëm, iu përgjigj Arjan Curri.

“E ka pas qejf Behxheti, e ka qejf për arsye të ndryshme, në mos qoftë për arsye të të përdorurit të këshilltarit pa pagesë për të bërë punë të pista. Çdo gjë falas është më shumë lek se një rrogë falas dhe një rrogë falas është një pikënisje për një çështje të pisët”, tha Curri.