Arrestohet Etleva Kondi që ishte në kërkim për aferën e madhe të inceneratorit të Elbasanit.
Etleva Kondi thuhet se është marrë me procedurat e inceneratorëve. Raportohet se Kondi cilësohet si njeriu ‘kyç’ për inceneratorët, pasi ka qenë anëtare e komisionit të inceneratorëve.
Po ashtu mësohet se Kondi ka firmosur dhe për energjinë për inceneratorin e Elbasanit, ndërkohë që refuzoi ftesën e Komisionit Hetimor për të dëshmuar, duke qenë se ishte person nën hetim.