BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Aktualitet

“Ishte tryezë partiake e pastër”/ Nuk impresionohem nga kostumi që mbani, analisti Minxhozi analizon deklaratën Dumanit: SPAK, si “një thikë” në mes të fushatës elektorale!

“Ishte tryezë partiake e pastër”/ Nuk impresionohem nga

“SPAK dha sinjale dhe mesazhe shumë të qarta; nuk impresionohem nga kostumi që mbani dhe stema që keni në jakën që keni. Mesazhet ishin e kundërta e pjesës vokale të asaj që ai tha, sepse e ndoqa edhe gjuhën e shenjave”, kështu u shpreh analisti Skënder Minxhozi në një intervistë televizive

Gjithashtu Minxhozi vlerësoi aksionin e zhvilluar në disa qytete në vend me urdhër të SPAK duke thënë se ishte një operacion  i suksesshëm.

“Dumani vjen në tryezë në përballjen e parë me të gjithë panelin e politikës shqiptare. Kjo ishte tryezë partiake, e pastër. Ishte përballja e parë edhe me ata me të cilët një pjesë janë në punë të përditshme. Ne SPAK e kemi përcaktuar si forcën e tretë në fushën e lojës, nuk është subjektet që garon apo kërkon pushtet. Përtej fushatës kundër krimit të realizuar që ishte e suksesshme sepse kanë dalë në sipërfaqe shumë ujëra të zeza. Nëse vijmë tek politika jemi vetëm një vit para zgjedhjeve. Dhe nëse SPAK ka vendosur të futet si një thikë në mes të fushatës elektorale edhe me daljen e Dumanit përgjigja është po. Qëndrimi i tij indirekt, pra nuk merakoset fare nëse kalendari i tij përkon me kalendarin e zgjedhjeve dhe nuk ka problem SPAK dha sinjale dhe mesazhe shumë të qarta nuk impresionohem nga kostumi që mbani dhe stema që keni në jakën që keni. Mesazhet ishin e kundërta e pjesës vokale të asaj që ai tha, sepse e ndoqa edhe gjuhën e shenjave. Mendoj që mbyll vrimat e mëdha të sistemit nga koha kur drejtësia ishte anonim i ulur në tryezë që as nuk shihte dhe as nuk dëgjonte. Tani kemi një aktor që është jo vetëm aktiv, por edhe i angazhuar. Pra është kjo strukturë e fortë ligjore, por edhe kjo klasë politike që ka arritur në fundin e ciklit të saj. Për shkak të konsumit të madh që ka, që i kanë të dy partitë e mëdha, kjo e SPAK mund të jetë vetëm një histori suksesi”, tha ai.