BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Aktualitet

“Ka diçka që kërcet këtu”, ish-prokurori i Krimeve të Rënda hedh dritë mbi skenarin që përdori bashkëshorti i Liridonës për ekzekutimin e saj: Ka tre tipologji autorësh që kryejë vrasje në familje, Naimi ishte…  

“Ka diçka që kërcet këtu”, ish-prokurori i

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” është diskutuar për vrasjen makabre të ndodhur në Kosovë të Liridona Ademaj.

Ish-prokurori Eugen Beçi ka deklaruar se që në momentin e parë që është njohur me ngjarjen nga mediat e Kosovës, ka kuptuar se diçka nuk shkonte dhe se nuk kishim të bënim me grabitje. Kjo sipas tij sepse përgjithësisht grabitësit nuk i përdorin armët, aq më pak mbi femrat.

“Organet ligjzbatuese në Kosovë janë treguar shumë profesionale. Nga pikëpamja ligjore është një vrasje në familje, duhet të diskutojmë vrasjet në familje. Mënyra si është ngritur skenari, alibija, është shumë e dobët. Personi që është i dyshuari kryesor, është munduar të ngrejë një alibi. Deklarimet e familjarëve mund të merren me rezerva, deklaratat e tyre nëpër media. Nuk kanë vlerë deklarimet. Deri më sot nëpërmjet elementëve të veprimeve në vendngjarje, motivi është pjesë e hetimi që mund të marrë disa muaj. Për motivin është në diskrecionin e tre personave të përfshirë. Kur dëgjova lajmet krijova bindjen që nuk është grabitje, sepse grabitësit asnjëherë nuk rrezikojnë të përdorin armët, por vetëm në raste ekstreme. I vetmi mashkull në atë vendngjarje  nuk reagoi dhe u largua, dhe pastaj të gjesh gruan e vdekur, ka diçka që kërcet këtu”, tha ai.

Më tej, nga eksperienca e tij si prokuror, ai tregoi edhe tre tipologji të autorëve që kryejnë vrasje në familje.

“Duhet theksuar se vrasjet në familje kanë tre tipologji autorësh, ata që pendohen menjëherë dhe kryejnë vetëvrasje, i dyti pendohen por nuk kanë guxim të vrasin veten por dorëzohen, dhe rasti i tretë duke u viktimizuar. Ky i fundit zakonisht ndihmon organet që të zbulojnë vrasjet në familje. Ka pasur raste që vrasje në familje tentohen të kamuflohet si vrasje aksidentale ose si helmim…”, tha ai.