BREAKING NEWS

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e lëvizjeve të fundit të Dakos: Takoi bashkëpunëtorët me të cilët...

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj subjekteve bregdetare

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj
x
BREAKING NEWS

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me motorin, ka të plagosur

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me
x
BREAKING NEWS

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 55-vjeçari (emri)

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën
x
BREAKING NEWS

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar
x
BREAKING NEWS

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim urgjent dhe zbardh detajet e rënda

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim
x
BREAKING NEWS

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala plas 'minën me sahat': Kur u arrestua peshku i madh, SPAK do godasë të tjerë politikanë

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala
x
BREAKING NEWS

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para
x

Aktualitet

“Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal”/ Hetimet për laboratorin e kokainës që u gjetën tek banesa e zyrtarit të lartë të PS-së. Klodiana Lala rendit ‘kokat’, tregon rolin e 35-vjeçarit

“Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se hetimet sapo kanë nisur për laboratorin e kokainës në Fier, ku ishin trafikuar 430 kilogramë kokainë  përmes 24 toneve pleh organik artificial.

Lala tha se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal dhe se kryesori në këtë grup është Viktor Çervanaku. Gazetarja ndër personat kyç përmendi edhe të riun Nikolin Gjolena që sipas saj një pjesë të mirë të kohës e kalonte në Amerikën Latine.

“Hetimet sapo kanë nisur, janë zbuluar përgjimet e para. Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Kryesori në këtë grup kriminal është Viktor Çervanaku, ish-kryetari i Komunës së Frakullës së madhe në Fier. Ai është i përfshirë megjithë pjesëtarët e tjerë të familjes me djalin me vëllain, me bashkëjetuesin e djalit. Një tjetër person kryesor është një 34-vjeçar, Nikolin Gjolena, që një pjesë të mirë të kohës e kalonte në Amerikën Latine”, u shpreh Lala.

Më 26 nëntor Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e “arrestit me burg” për 10 personat e arrestuar për 430 kilogramë kokainë të trafikuar përmes 24 toneve pleh organik artificial.

Laboratori i drogës u zbulua në banesë e ish-kryetarit të Komunës Frakull, Viktor Çervanaku në Fier.

Mësohet se 430 kilogramë kokainë që ndodheshin brenda plehut, u transportua nga Kolumbia fillimisht në portin e Pireut në Greqi, më pas në Portin e Barit në Itali, Mal të Zi dhe destinacion të fundit, Shqipërinë.

Deri më tani janë arrestuar 10 persona ku mes tyre është edhe drejtori i drejtorisë në OSHEE, Viktor Çervanaku dhe i vëllai, Zenel Çervanaku.

Të arrestuarit e tjerë, janë Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julain Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.