BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x
BREAKING NEWS

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë “flakën” Bashkisë së Tiranës, bandës i prin Argita Malltezi, djali i Fahri Balliut, Tedi Blushi dhe “socialisti” Belind Këlliçi, ja çfarë ndodhi në protestën kundër Erion Veliajt

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë
x
BREAKING NEWS

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha gjykatat i mbyllën dyert dhe e lanë në izolim, gati hapja e dosjeve të tjera nga SPAK për vrasje, grabitje të pronave dhe vjedhje

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta Xhaçkën, PS rrëzon kërkesën e opozitës, deputetja socialiste mbron bashkëshortin si investitor strategjik, debate dhe akuza mes palëve

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta
x
BREAKING NEWS

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e “non-gratës”, Bardhi kërkon futjen e Sali Berishës në grupin e PD, SHBA e nxorën nga dera, kryeministri e fut nga dritarja

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e
x

Aktualitet

Komiteti i Çështjeve Ligjore në KiE miraton rezolutën “Basha” për Ukrainën, reagon kryetari i PD: Kushdo që kryen agresion ndaj një vendi tjetër duhet të paguajë

Komiteti i Çështjeve Ligjore në KiE miraton rezolutën

Komiteti për çështjet ligjore i i Këshillit të Europës, miratoi dje rezolutën e propozuar nga kryetari i PD, Lulzim Basha, për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë. Pas kësaj i hapet rruga Asamblesë së Përgjithshme për vendimin final. Në një reagim nga Parisi, Basha theksoi dje në rrjetet sociale se ky është nje mesazh për këdo që bën agresion, se do të paguajë kostot financiare të shkatërrimit. Pak ditë më parë kërkuan përdorimin e aseteve ruse për nevoja të Ukrainës edhe Presidenti i SHBA, Joe Biden, dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në projektrezolutën e propozuar nga Lulzim Basha thuhet se "përgjegjësia për krimet dhe dëmet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokuar i Rusisë, është i presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe duhet te paguajë për të". Ndërkohë që Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arresti për Putin, duke e akuzuar për krime lufte, tashmë Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga bombardimet ruse.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Rusisë. Këto detyrime përcaktojnë detyrën e vendeve të treta për të garantuar që asetet sovrane të Federatës Ruse që ndodhen nën juridiksionet e tyre, të vendosen në dobi të Ukrainës si dhe për të krijuar një tribunal ndërkombëtar kompensimi për të siguruar që dëmet e shkaktuara nga Rusia të dëmshpërblehen në përputhje me normat ndërkombëtare, jurisprudencën dhe parimet e vendosura të kontabilitetit. Përmes kësaj rezolute të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit te Europës, e cila është e mbështetur nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare kërkohet: Krijimi i një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Federatës Ruse për të paguar projektet e infrastrukturës në Ukrainë; Transferimin e kapitaleve të ngrira të Federatës Ruse në fondin ndërkombëtar; Krijimin e një tribunali kompensimi për të gjykuar, në përputhje me normat e vendosura gjyqësore, kërkesat e paraqitura nga Ukraina në emër të individëve, subjekteve dhe instancave qeveritare, ose drejtpërdrejt nga individët dhe subjektet e saj, siç do të parashikohet nga rregullat e tribunalit.