BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Aktualitet

Krimi që tronditi Italinë/ Vrau shqiptaren Nevila Pjetri, arratiset nga burgu autori, policia vihet në ndjekje të tij (DETAJE)

Krimi që tronditi Italinë/ Vrau shqiptaren Nevila Pjetri, arratiset

Vrasja e shqiptares Nevila Pjetri mori jehonë pak muaj më parë, ndërkohë që ditën e sotme bëhet e ditur se autori i vrasjes, Daniele Bedini është arratisur nga burgu.

Bedini arriti të dalë nga burgu i Cuneos, por u kap teksa po hipte në tren për të udhëtuar drejt Torinos.

Nuk dihet nëse ai do të kthehej në shtëpinë e tij apo kishte për qëllim të arratisej në Francë.

32-vjeçari kishte arritur që të arratisej nga një prej burgjeve më të rëndësishme të sigurisë maksimale në Itali, atë të Cuneos.

Kjo nuk është hera e parë që Bedini tenton arratisjen nga qelitë. 32-vjeçari tentoi të shpëtonte nga qelitë edhe disa javë më parë teksa ndodhej në burgun e Spezias, Villa Andreino.

Ai u arrestua nga karabinierët më 7 qershor për shkak se është i dyshuar për vrasjen e Nevila Pjetrit dhe trangjsinores ‘Camilla’ Carlo Bertolotti.

Arratisja nga burgu i sigurisë së lartë ka ndodhur paraditen e djeshme rreth orës 12.40, por nuk dihet se si ka mundur të largohet.

Policia u vendos në kërkim të tij dhe karabinierët me rroba civile e kapën në stacionin e trenit rreth orës 14:20.

Ata filluan të kontrollonin të gjithë pasagjerët, derisa mbërritën te 32-vjeçari, i cili pa u menduar dy herë deklaroi identitet të rremë, por u identifikua dhe u vendos sërish në pranga.

Në tentativën e fundit për të shpëtuar Bedini kishte lidhur një litar të bërë me disa çarçafë, duke përfituar nga orari i ajrimit. Pasi lidhi litarin në një dritare, ai kishte tentuar të zbriste, por çarçafët nuk i kishin rezistuar peshës, duke bërë që Bedini të binte në shesh.

Më pas 32-vjeçari u dërgua sërish në izolim. Ndërsa nuk dihet se si marangozi nga Carrara u arratis nga burgu i sigurisë së lartë.

Më të lexuarat