Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Shkodër-Velipojë, në zonën e Dajçit. Burime bëjnë me dije se një person është rrëzuar nga motoçikleta dhe për pasojë ka humbur jetën.
Viktima është Mirash Rezaj, rreth moshës 65 vjeç.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 17:40 në fshatin Dajç, Shkodër shtetasi M. R. 59 vjeç, banues në Suka Dajç, duke drejtuar motorçikletën, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motorçikletës, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Pasi vizitoi Uashingtonin, presidenti Zelensky reagon për herë të parë dhe zbardh arsyen