Të tjera fakte dalin në dritë për atentatin e biznesmenit Ardjan Gjeloshi. Mësohet se ky i fundit vëzhgohej prej disa ditësh me dron.
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se sipas të dhënave të grupit hetimor, një person ka kërkuar detaje në lidhje me numrin e punonjësve.
Pjesëmarrës në atentat kanë qenë të paktën 4 persona që lëviznin me 2 automjete Range Rover.
Ata kanë hyrë në zyrën e Gjeloshaj, jo nga dera kryesore por nga një pjesë e cila nuk është e rrethuar. Në pjesën fundore rrethimi ndërpritet.
Atentatorët kanë pritur ardhjen e Ardjan Gjeloshaj për ta goditur, pasi ai lëvizte me automjet të blinduar, çka nuk lejonte eliminimin ndërsa ishte duke lëvizur me automjet.
Kur ka hyrë në zyrë “toga e pushkatimit” ka qëlluar mbi 2 personat, Gjeloshaj dhe ekonomistin 70-vjeçar.
Në largim ata nuk kanë shkaktuar shqetësim për rojen por kanë hipur në automjete dhe janë larguar.