
“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

“Rama mban peng të shoqen...", deputeti i PD-së hedh akuzat e rënda ndaj qeverisë dhe thumbon kryetarin e bashkisë: Është i denjë për Akademinë e Barinjve

Lidhje me Ervis Martinaj? Zhdukja e Ulvi Skanës, e ëma lëshon kërkesën e fortë drejt policisë: S’e di a e kam gjallë

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Nëntor 2022

Kur kanë kaluar 6 muaj e gjysmë nga zhdukja e tij, nëna e Ulvi Skanës, Thëllëza i ka humbur shpresat se ai mund të jetë gjallë. Nga pista e rrëmbimit, ajo thotë se fakti që nuk ka asnjë gjurmë të re nga djali, e bën të mendojë se ai është vrarë.
Në një rrëfim në ‘Pa Gjurmë’ me gazetaren Odeta Dume, Thëllëza thotë se kërkon nga policia vetëm ta gjejë “të gjallë ose të vdekur”. Edhe pse shpresat i ka humbur, e ka të vështirë të besoj se pse ai duhet vrarë, pasi si çdo nënë, edhe për të , djali është krejtësisht i pafajshëm. Lidhjet me Ervis Martinajn, edhe ky i zhdukur, thotë se nuk janë të vërteta. I vetmi “faj” thotë se ka qenë shok me Can Karriqin që e kishte fqinj.
“Si ka mundësi që të humbasë në atë farë feje. Djali nuk ka pas lidhje me grupet kriminale, jam 100% e sigurt, na e kanë njollosur edhe emrin, ai nuk është vrasës, vjedhë jo.
Ai kishte 3 ditë pasi kishte ardhur nga Belgjika. Prishi disa lekë që ia kishte dhënë vëllai i vet, dhe rrinte si i urtë. Ndenji nja 12 ditë në Belgjikë, nuk gjeti punë dhe erdhi,. Ka qenë dhe në Gjermani, kishte marrë ekspuls, por ne ia hoqëm. Shkoi te një shok që i kishte marrë disa lekë borxh, nuk e dimë se cili ka qenë ky shok.
Can Karriqi e kemi pasur në lagje. Vëllai i vogël i bërtiste shumë, ishte i miri i shoqërisë dhe i keqi i shtëpisë. Nuk punonte, nuk ka pas lekë. Nuk më ka sjellë asnjë problem te shtëpia. Oh sa e vuaj humbjen e tij. Unë si nënë flas kot, se nuk e di a e kam gjallë, përderisa nuk më jepet asnjë pistë. Mund të ketë bërë edhe ndonjë gjë, nuk e di. Policia na thotë vetëm bëjmë hetimoret tona, po më jepni dhe mua një të dhënë që të më qetësohet shpirti. Ja gjallë ja vdekur, e kam të pafajshëm. Thonë që ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, po unë nuk e kam parë. S’e njeh fare Ervis Martinin. Ik mos ma përmend, edhe kur u vra dikush në Laprakë, ai ka qenë në gjumë, me Can Karriqin, e kemi pasur fqinj”, tregon e ëma.
Prej datës 17 maj, i riu Ulvi Skana, 29 vjeç ka humbur gjurmët. Dyshohet se Skana ka qenë mik i ngushtë i Can Karriqit i vrarë në 23 dhjetor 2021 dhe kjo është një nga pistat e ti kryesore ku po hetohet, ndonëse nuk ka asnjë të dhënë të re. Can Kariçi u ekzekutua në Kodër Kamëz më 23 dhjetor 2021, i cili po lëvizte me një 'Golf 5' në momentin kur është qëlluar. Edhe në mjetin e viktimës është gjetur një armë tip pistoletë. E kaluara e tij është edhe pistë e hetimit nga prokuroria për ekzekutimin e 30-vjeçarit. Hetimi po bëhet edhe nëse Kariçi mund të ketë pasur konflikte me autorët apo nëse ekzekutimi i tij ka lidhje me vrasjen e dyfishtë të Eriges Mihasit dhe Armand Dumanit në muajin nëntor në Astir, pasi Kariçi ka qenë mik i Mihasit.
Më të lexuarat


Dështon atentati në Lezhë! Zbardhen detaje të reja, qëllohet me breshëri makina në ecje, manovron dhe u shpëton plumbave duke...

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Dosja e inceneratorit të Fierit në hetim, juristja zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Mund të ketë bashkëpunim me drejtësinë

“Është rritur konsumi”/ Eksperti Ervin Karamuço ngre alarmin: Përdorues droge doli edhe shoferi i...

Plas grushti me policin, e pëson keq 47-vjeçari

“Shkakton ankth e halucinacione”/ Eksperti Karamuço tregon lëndën narkotike që po përdoret masivisht dhe bën paralajmërimin e fortë

Zbardhen detaje të reja nga rrëfimi i Nuredin Dumanit: Fati Koçi ka shitur Arjan Spahinë tek kundërshtarët. SPAK letërporosi në Belgjikë për zbulimin e spiunit

Kthehet ora pranverore, në natën mes të shtunës dhe të dielës akrepat lëvizin 60 minuta para

Aksident i rëndë/ Motorri përplas vajzën 5-vjeçare, dalin detajet e para

Keni bërë plane për fundjavë? Temperatura ideale për plazh, ja çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim
