
Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...", Karamuço zbulon metodat e reja që po përdorin trafikantët

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri Kim-Damian Gjiknurit? Kreshnik Spahiu zbulon prapaskenat

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë dhe zbardh prapaskenat: Konfrontimi me amerikanët në hotel

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare Penale

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh detaje nga dosja, si u zbulua lidhja e kryebashkiakut të Bulqizës me biznesmenin që i dha tenderin

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të PS-së: Ju rrëfej takimet në tunel

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe rrëfen kërcënimin e Vuçiç

Ligji i ri për Bletarinë, ministrja Krifca del me njoftimin e fundit

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Janar 2023

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca prezantoi sot në Komisionin e Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin, një projektligj shumë të rëndësishëm për sektorin e bujqësisë, “Projektligjin për Bletarinë”.
Ministrja u shpreh se “ky pr/ligj do të formalizojë e rregullojë të gjithë prodhimin, transportin, paketimin e përpunimin e produkteve të bletarisë. Ky projektligj do t’i japë vlerë produktit të bletarisë, produktit të mjaltit, duke synuar më tej rritjen e prodhimit në vend dhe daljen në tregje ndërkombëtare”.
“Sektori i bletarisë ka pasur një zhvillim të konsiderueshëm në vitet e fundit, rritemi me 10% në prodhimin e mjaltit çdo vit, e kemi mbështetur këtë sektor çdo vit dhe duam që ky ligj, i cili rregullon sektorin dhe mbron bletarët, të japë impulsin e duhur për ta zhvilluar më tej këtë sektor dhe orientuar drejt eksporteve”, tha ministrja Krifca.
Sipas ministres Krifca, ligji mbi bletarinë ka në përbërje të vet një strategji tre vjeçare e cila do të shërbejë për mbështetjen e sektorit të bletarisë, ku së bashku me ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, do ti jepet më shumë vëmendje dhe mbështetje në shërbim të agroturizmit dhe ekosistemit.
Ministrja vuri në dukje se, rolet e institucioneve janë të përshkruara në ligj dhe një ndër objektivat kryesorë është mbrojtja e specieve të bletëve dhe promovimi i specieve autoktone shqiptare.
Bleta është jetike për bujqësinë. Projetkt ligji njeh rolin e veçantë të bletarisë në bujqësi, ekonomi dhe në të ardhurat e familjeve fermere.
Komisioni pas diskutimeve miratoi me vote unanime këtë projektligj të rëndësishëm.
Më të lexuarat


Si iu mbyll dosja e kokainës kryebashkiakut të Ramës? Ish-zyrtari i policisë zbulon prapaskenat

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh detaje nga dosja, si u zbulua lidhja e kryebashkiakut të Bulqizës me biznesmenin që i dha tenderin

Vdekja e 47-vjeçarit spanjoll, kryeplaku i fshatit zbardh detaje: Ishte i punësuar me kontratë të rregullt nga...

Nis muaji i Ramazanit/ Kreu i KMSH-së, uron shqiptarët: Agjërim të lehtë, u pranofshin lutjet tuaja, të lëmë anash mëritë dhe...

Ish-kreu i SHISH del me deklaratën e fortë: 21 janari i programuar, duheshin bërë vrasje

Eksperti i sigurisë reagon për kriminalitetin në vend dhe del me deklaratën "bombë": Brenda QSUT shpërndahet drogë

Vdekja e spanjollit në Divjakë, zbardhen detaje të reja, i sapo divorcuar dhe me shenja në qafë,

E rëndë/ Përplasi për vdekje shqiptarin që po shkonte në spital, e pëson keq shoferi në Itali

Ngjarje e rëndë / 23-vjeçari dhunon shefin e EUROPOL Tirana, nuk do ta besoni arsyen absurde

Falsifikuan fatura me vlerë dhjetëra milionë euro, e pësojnë keq “financierët” në Itali, mes tyre edhe shqiptarë
