BREAKING NEWS

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën,
x
BREAKING NEWS

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep
x
BREAKING NEWS

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane jehonë SKANDALIT ‘McGonigal’: Kina ndikoi në mënyrë korruptive te Rama

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane
x
BREAKING NEWS

Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha, Spartak Braho zbulon misterin dhe tregon si po shkon drejt burgut ish-kryeministri, zbardh planin e tij për të shkaktuar sërish vrasje politike

Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha, Spartak Braho zbulon misterin dhe
x
BREAKING NEWS

Drejt zbardhjes së plotë! Person me rrezikshmëri shumë të lartë, të rejat e fundit nga hetimet për sulmin ndaj Top Channel. Hetuesit kanë tre profile të sakta ADN-je

Drejt zbardhjes së plotë! Person me rrezikshmëri shumë
x
BREAKING NEWS

Gazetari zbardh prapaskenat mes PD dhe kandidatëve të primareve: Ka pasur marrëveshje të heshtura, ja ujditë që janë bërë në disa bashki në veri të vendit

Gazetari zbardh prapaskenat mes PD dhe kandidatëve të primareve: Ka
x
BREAKING NEWS

Koncesionet dhe investitorët strategjikë shkaktojnë debate tek “Ligjet”, opozita prezanton projektligjin për kompanitë “offshore” dhe kërkon të ndalohen pasi mbi 1 miliardë euro shkojnë te qeveria

Koncesionet dhe investitorët strategjikë shkaktojnë debate tek
x

Aktualitet

Mbyllen hetimet, del ekspertiza tronditëse: Aktori shqiptar qëlloi me çekiç gruan para se të binte nga kati i 6-të

Mbyllen hetimet, del ekspertiza tronditëse: Aktori shqiptar qëlloi me

Policia në New York ka mbyllur hetimet për vdekjen e çiftit shqiptar, Florind Belliu dhe Ornela Shehit, në gusht të këtij viti në Bronx.

Sipas ekspertizës rezulton se aktori shqiptar, Florind Belliu, kishte goditur me çekiç bashkëshortene tij, para se ajo të binte nga kati i 6 i apartamentit ku jetonin, mëngjesin e 6 gushtit.

Mediat amerikane, shkruajnë se ajo që mbetet e paqartë është nëse 28-vjeçarja ra nga dritarja apo u shty nga Belliu, i cili u hodh vetëm pak momente më pas.

Vetëm pak çaste para rënies, fqinjët thanë se kishin dëgjuar të bërtitura, ndërkohë në banesë gjatë ngjarjes së rëndë ndodheshin edhe dy djemtë e mitur të çiftit.

Fqinjët për mediat vendase treguar se kishin dëgjuar njërin prej tyre që të thërriste “Mami,mami!”.

Dy djemtë e çiftit nuk ishin në gjendje të jepnin asnjë të dhënë se çfarë e shtyu çiftin drejt debatit fatal.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 6 gusht të këtij viti. Florind Belliu dhe Ornela Shehi, e cila ishte dhe shtatzënë, u gjetën të vdekur poshtë dritares së apartamentit të tyre në Bronx.

Aktori Florind Belliu ishte në gjendje të trazuar emocionale dhe se prej shumë kohësh po kurohej.

Burimet thanë për gazetën amerikane se policia nuk kishte marrë asnjëherë raportime për dhunë mes çiftit, dhe se ata kishin rreth 4 muaj që ishin zhvendosur në apartamentin e ri.

Belliu dukej se e kishte paralajmëruar një tragjedi të tillë, pasi në një postim në Facebook, ai i kërkonte falje fëmijëve teksa u shkruante se “babai i tyre nuk e ka shkelur kurrë ligjin”. Belliu fliste për një lloj “komploti të gjerë dhe të shtrirë gjatë në kohë të organizuar kundër tij nga shumë persona”, çka ka ngritur dyshimet se ai mund të ishte i ngarkuar psikologjikisht.

Më të lexuarat