Mithat Hazbiu, i cili është shoqëruar dje në komisariat pas një debati me Ramën ka folur për Faxnews. Ai ka treguar se pati një debat me kryeministrin sa i takon përmbytjeve në Durrës. Hazbiu shtoi se Rama nisi ta bullizonte dhe thirri më pas Gardën teksa shton se u kërcënua se do e fusnin në burg. Mithat Hazbiu shprehet se ai u shoqërua në polici ku iu nënshtrua një kontrolli të rreptë sic pretendon ai.
“Ishte një takim te lagja me kryeministrin. Pata debat mora fjalën dhe i thashë kjo që keni bërë këtu në Erzen nuk është e nevojshme, ju na keni mbytur 3-4 here iu kemi thirrur dhe keni ardhur. Nuk na keni likujduar. Kryeministrit nuk i erdhi mire, duke më bullizuar, tentoi edhe me duar vetë kryeministri, i ka filmimet vetë kryeminstri, se nuk ishin tv e tjera, përderisa nuk ka transparencë në media, kryeministri pastaj urdhëroi gardën dhe më izoluan dhe kërcënoi se do më fuste në burg. Ishte përplasje e dhunshme, kryeministri kërkoi të përplasej me mua.
Më mori policia e Durrësit, cdo gjë kaloi në një kontroll të rreptë, i kontrolluar në cdo drejtim. Më morën celularin, më futën në dhomat e izolimit, më morën në pyetje. Policia nuk duhet të bie pre e shantazhit, ai erdhi vetë për debat, nuk e kërkuam ne. Më cuan në spital se pata probleme me tensionin, mediat bën punën e vet. Nuk kanë me ca të më kërcënojnë. Ai i ka me diplomat fallco të gjithë. Kryeministri po bëhet i dëmshëm”- tha Hazbiu.