Gazetarja Doreada Mio është shprehur se sipas statistikave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 1 në 3 antibiotikë jepet pa qenë nevoja nga ana e mjekëve për pacientët.
Komentet Mio i bëri teksa ishte në një lidhje me emisionin “Good Morning Albanians” në EuroNeës, ku tha se kjo do të bëjë që bakteret do të sëmurin më shumë njerëz.
Ajo shtoi se njerëzit duhet të kuptojnë se antibiotikët nuk luftojnë viruset, por bakteret.
“Në vitet e fundit ne nuk kemi më pak se 50 antibiotik. Pra do të thotë se gjithnjë e më pak ne do të kemi mundësi të luftojmë bakteret me këta antibiotikë. Kjo do të thotë se bakteret do të sëmurin më shumë njerëz dhe do të shkaktojnë më shumë vdekje te këta njerëz.
Në Amerikë, 1 në 3 antibiotikë jepen nga mjekët kur nuk ka nevojë dhe 52 % e popullatës nuk e marrin sipas parashikimit në recetë. Ky duhet parë në dy këndvështrime, e para në kontekstin e politikave botërore dhe e dyta në rrafshin e neve si individë.
Shumë njerëz nuk e kuptojnë që antibiotikët janë efektiv vetëm kundër baktereve dhe jo kundër viruseve. Këto kanë çuar në periudhën post-antibiotik, që do të thotë se shëndetësia do të ketë më pak armë për të luftuar bakteret. Ky është një problem global”, është shprehur Mio.