BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Aktualitet

Metani: Respektimi i ndarjes së pushteteve i sjell efektivitet Reformës në Drejtësi

Metani: Respektimi i ndarjes së pushteteve i sjell efektivitet

Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani mori pjesë në konferencën “Reforma në drejtësi në Shqipëri dhe roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në forcimin e shtetit të së drejtës”, organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, në kuadër të projektit të platformës Cluster 1.

Në fjalën e tij, Inspektori i Lartë i Drejtësisë nënvizoi kënaqësinë, për vëmendjen që kanë organizatat e shoqërisë civile mbi punën e ILD-së.

“Falenderoj Qendrën (Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes), që e ka organizuar këtë takim sot, por edhe Ambasadën e Vendeve të Ulëta, sepse është e treta, ose e katërta herë, që organizata të ndryshme bëjnë veprimtari për punën e inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe është një kënaqësi që puna po vlpölü5terësohet, ose po analizohet të paktën, po shqyrtohet mbi bazën e analizave profesionale.”, tha z. Metani

Inspektori i Lartë i Drejtësisë u ndal në arsyet, që çuan në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe arkitekturën e re të institucioneve të drejtësisë, si baza për një mentalitet të ri shoqëror, atë të respektimit të ndarjes së pushteteve, që në këndvështrimin e tij, sot nuk po transmetohet.

“Shoqëria, për shkaqe, dhe nuk e gjykojmë dot shoqërinë, sepse për shkak të mungesës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, sot qytetarët nuk marrin drejtësi. Kjo është evidente dhe natyrisht jemi në këtë anë të shoqërisë, por nga ana tjetër edhe organet e reja të drejtësisë ILD, KLGJ, KLP po marrin masa aq sa u takon në ligj, që të adresojnë këto çështje. Por nëse drejtojmë gishtin, pa kuptuar problematikën, pa kuptuar punën e organeve tona, standardet që po mundohemi të ngremë me shumë vështirësi, të cilat në këndvështrimin tonë, nuk i përgjigjen debatit politik të momentit, por i përgjigjen sfidës së të ardhmes dhe ajo që po mundohemi të ngremë është për 10 vitet që vijnë, për 15 vitet që vijnë, jo për zgjidhje të situatës, sepse ne e zgjidhim situatën sot, por me shumë gjasa do kthehet në një precedent, të cilin do ta vuajmë pas 10 vitesh. Dhe kështu rrotullohemi përsëri në një rreth vicioz. Dhe për këtë arsye duhet të kuptojmë përse u krijua reforma në drejtësi dhe ndarja e pushteteve. Në momentin që fillojmë kuptojmë dhe ta pranojmë këtë ndarje pushtetesh me shumë vështirësi, atëherë do i krijojmë vetes një lehtësi të madhe për të ardhmen. Janë shumë vështirësi për momentin, por të paktën e kemi rrugën e qartë për të ardhmen, me një vizion të qartë për të ardhmen. Ky është këndvështrimi im për atë që po ndodh sot. Mund të mos biem dakord padyshim, por unë mendoj që 30 vjet e provuam të kundërtën e kësaj që ndodh sot, dhe erdhëm këtu. Atëherë ta provojmë të respektojmë ndarjen e pushteteve.”, u shpreh z. Metani

Këndvështrime mbi reformën në drejtësi dhe rolin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ndanë Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Reinout Vos, shefja e Sektorit të Drejtësisë, Çështjeve të Brendshme dhe Qeverisjes së Mirë pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian znj. Lenka Vitkova, koordinatori rajonal për shtetin e së drejtës i Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Serbi dhe Mal të Zi, z. Bart de Bruijn, si dhe drejtori ekzekutiv i Qendrës për Studime të Demokracisë dhe Qeverisjen z. Arjan Dyrmishi.

Gjetjet dhe rekomandimet e studimit mbi punën e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, nga studjuesja znj. Ilvana Dedja, u diskutuan gjatë konferencës me fokus në rolin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në garantimin e integritetit dhe llogaridhënies së gjyqësorit nga z. Rene van Veen, gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Holandë, znj. Isida Koka, këshilltare në kabinetin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Dr. Erind Merkuri, pedagog në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, z. Marash Logu, këshilltar ligjor i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.