
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Muhamet Rrumbullaku takim urgjent me strukturat e policisë kufitare, çfarë pritet të diskutohet

Shkruar nga SOT.COM.AL 10 Qershor 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, takim me strukturat e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin.
Sezoni turistik, shërbimi sa më cilësor ndaj qytetarëve, siguria detare për pushuesit në plazhe, ndotja akustike, parandalimi i krimeve kufitare, kontrolli më i mirë i kufirit tokësor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe për parandalimin e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, emigrantëve nga vendet e treta, rritja e vigjilencës në raste fluksi për kapjen e shtetasve në kërkim apo për parandalimin e paligjshmërive, si dhe rritja e standardit të integritetit të trupës policore që shërben në pikat e kalimit kufitar, ishin në fokus të takimit të zhvilluar mesditën e sotme, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrubmullaku, me Departamentin e Policisë Kufitare dhe Migracionit, drejtorët vendorë të kufirit dhe shefat e stacioneve policore në pikat e kalimit të kontrollit kufitar.
Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë Kufitare, marrjen e menjëhershme të masave shtesë për të siguruar një shërbim sa më cilësor, duke krijuar lehtësira në lëvizje, nisur nga trendi i rritjes së fluksit të turistëve dhe vizitorëve që përditë e më shumë, po vijnë në vendin tonë, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar, ajror, detar dhe tokësor.
Përzgjedhja e një personeli sa më të kualifikuar, është domosdoshmëri, pasi Policia Kufitare është pika e parë e kontaktit të turistëve dhe vizitorëve, me vendin tonë, dhe në këtë aspekt, duhet të jetë një trupë shërbimi e mirëtrajnuar, e shkolluar dhe e përkushtuar.
Rritje të vigjilencës në kohë fluksesh, pasi sipas marrëveshjeve respektive pothuajse në të gjitha pikat e kalimit tokësor të rajonit, shpesh aplikohet procedura e përshpejtuar, dhe në këtë aspekt, shtetas në kërkim apo elementë të ndryshëm kriminal, që ushtrojnë veprimtari në fushën e trafikimit të armëve, drogës dhe automjeteve, si dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm, mund të përfitojnë për të realizuar qëllimin e tyre kriminal.
Bashkëpunim me homologët respektivë për lëvizje të njëtrajtshme dhe për shkëmbim informacioni, për shtetas me tendenca kriminale në fushën e krimeve kufitare.
Drejtori ka kërkuar që Njësia Detare e krijuar për sigurinë në plazhe, të veprojë në kohë dhe me profesionalizëm, si dhe të sigurohet informacion nga patrullimet tokësore dhe ato në vijën bregdetare, me qëllim parandalimin e ngjarjeve që cenojnë sigurinë e pushuesve.
Gjithashtu, masa të menjëhershme në koordinim me policitë vendore në qarqe, për ndotjen akustike, për sekuestrimin e pajisjeve që gjenerojnë muzikë në kundërshtim me ligjin, si dhe për ndëshkimin ligjor për pronarët dhe administratorët e hoteleve dhe lokaleve që krijojnë ndotje akustike, në dëm të banorëve dhe të pushuesve.
Drejtori i Përgjithshëm ka paralajmëruar drejtuesit e Policisë Kufitare se në rast të mospërmbushjes së këtyre objektivave, nuk do të ketë thjeshtë masa administrative të largimit nga detyra, por do të ketë ndjekje penale për shpërdorim të detyrës, për cilindo që nuk i përgjigjet ritmit dhe kërkesave të reja të bazuara në organigramën e re të Policisë së Shtetit, sipas të cilës Policia Kufitare merr më shumë përgjegjësi në drejtim të parandalimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare.
Më të lexuarat


Arrestohet personi që plagosi efektivin e Shqiponjave, reagon Balla

Plagosi policin me armë në Tiranë, arrestohet autori

Kuvendi shtyn rritjen e pagave për gjyqtarët e Kushtetueses

Zjarr dhe tym në Sauk, makina shpërthen në flakë

Përmbyset kamioni në Lezhë, plagoset drejtuesi

Tullumbacja me oksid azoti ‘trend’ në Shqipëri, mjeku i njohur ngre alarmin: Mund të sjellë edhe paralizë nervore

Krimi makabër në Korçë/ Prokuroria mbyll hetimin për vrasjen e Martin Çeços, 4 persona nën akuzë

Kërcënonte ish-të dashurin pasi s’pranonte ndarjen dhe tentoi t’i digjte makinën, e reja shqiptare përfundon pas hekurave

Hidrocentrali i Skavicës; pranimi i ankesës nga Gjykata Kushtetuese rikthen shpresën tek mjedisorët

Kishte fshehur mbi 3 kg drogë në bagazhin e makinës, e pëson keq 23-vjeçari shqiptar në Gjermani
