BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x
BREAKING NEWS

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit ’96: Si u dhunuan, gjakosën dhe torturuan socialistët me urdhër të Sali Berishës, SPAK të hetojë ngjarjen

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit
x
BREAKING NEWS

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi, Berisha-Bardhi kundër rezolutës, por bëhen pjesë e komisionit special për të shpëtuar nga qelitë e SPAK

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi,
x
BREAKING NEWS

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, i hapet rruga profesoreshës së njohur

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin
x
BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x

Aktualitet

“Mund të vendosë një ose dy bomba që do të shkaktojnë lajmin e botës. Ditën e 6 Dhjetori bën uljen ‘avioni’ në Tiranë”/ Frrok Çupi zbardh skenarët tronditës të Berishës dhe të papriturat: Sipas informacioneve të CIA ose MI6…

“Mund të vendosë një ose dy bomba që do të

Analisti, Frrok Çupi, me anë të një komenti ka reaguar më lidhje me protestën që opozita ka thirrur me datën 6 Dhjetor përpara kryeministrisë.

"Data 6 është projektuar si më e mira në historinë e re të shtetit shqiptar, por po trembet si ditë frike dhe absurdi.Më të mirën në historinë e shtetit, ditën 6 e bën ulja e ‘avionit’ të Bashkimit Europian në Tiranë; atë ditë mblidhet këtu Samiti i BE mbi Ballkanin Perëndimor. Kurrë nuk ka ndodhur deri më sot ngjarje si kjo, që ‘mali të vijë’ te qytetari i izoluar në dekada. As ka për të ndodhur më, derisa dielli vërtet të lindë nga kodrat e Durrësit", shkruan ndër të tjera Frrok Çupi.

Gjithashtu Çupi ka renditur edhe skenarët e Sali Berishës që mund të ndodhin atë ditë në shesh.

"E para që mund të bëjë është që mes militantëve, mund  të vendosë një ose dy bomba që do të shkaktojnë lajmin e botës. ‘BE u sulmua në Tiranë’, do të shkruajnë agjencitë e lajmeve në mbarë botën", shkruan Çupi.

Nga Frrok Çupi

Hamendje, hamendje, hamendje pa fund…, çfarë do të ndodhë në 6 dhjetor. Data 6 është projektuar si më e mira në historinë e re të shtetit shqiptar, por po trembet si ditë frike dhe absurdi.

Më të mirën në historinë e shtetit, ditën 6 e bën ulja e ‘avionit’ të Bashkimit Europian në Tiranë; atë ditë mblidhet këtu Samiti i BE mbi Ballkanin Perëndimor. Kurrë nuk ka ndodhur deri më sot ngjarje si kjo, që ‘mali të vijë’ te qytetari i izoluar në dekada. As ka për të ndodhur më, derisa dielli vërtet të lindë nga kodrat e Durrësit.

Po ‘ditë absurdi’, çfarë e bën njëkohësisht ditën e shënuar për mijëra vjet?

E dinë të gjithë, dhe e perceptojnë me frikë të gjithë. Atë ditë, Sali Berisha, i korruptuari i madh dhe mina mbi shtetin e demokracisë, ka kërcënuar se ‘nuk ka forcë në botë’ që e ndalon. Me një grup militantësh do të radhitet jashtë Samitit dhe do të bëjë të vetën.

Cila është “e vetja”?

E para që mund të bëjë është që mes militantëve, mund  të vendosë një ose dy bomba që do të shkaktojnë lajmin e botës. ‘BE u sulmua në Tiranë’, do të shkruajnë agjencitë e lajmeve në mbarë botën.

Ja, ta zëmë, nuk ndodhi kjo.

Do të ndodhë që duke u afruar në rrezen e sigurisë, të nisë një sulm. Zona e  Sigurisë është përcaktuar nga qeveria shqiptare, nga kujdesi i Sigurisë Europiane, sipas informacioneve të CIA ose MI6…, megjithatë këta të Berishës thonë se do ta shkelin. Mund të ketë të papritura; njerëzit po hapin sytë dhe veshët.

Grupimi Rithemelimi ka deklaruar se do ta ‘çajë kordonin’ e sigurisë, dhe të përfundojë në Bulevard, pranë Samitit. Kjo ka gjasa që me siguri do të ndodhë. Berisha e ka mbajtur fjalën sa herë ka premtuar dhe projektuar dhunë, djegien e  qytetit, vrasjen e kundërshtarëve edhe në Bulevard (Kundërshtarë të tij sot janë perëndimorët, këta që vijnë në Samit)…

Presidenti dhe kryeministri Sali Berisha, është i vetmi i gjallë nga lloji i tij, që e ka dhunuar popullin e vet hapur në mes të ditës, me ushtri, me militantë të njërës krahinë kundër krahinës tjetër, me vjedhje, me shantazhe, me bomba dhe vrasje pas krahëve. Skema me Samitin i shkon shumë gjithë metodave të Berishës; ai e ka nisur sulmin kundër ambasadës amerikane që nga kalaja Toptani deri në rrugën e Elbasanit; tani që afrohet pranë- tani skema i bëhet më e lehtë.

Ja që nuk paska për të ndodhur edhe kështu. Liderët e lartë të shteteve të BE do të vijnë e shkojnë shëndosh e mirë, pa e ditur fare çfarë bën Saliu me tufën e tij.

BE merr avionin e shkon.

Problemi është se këtu mbetën dy elementët e tjerë nën skllavërinë ‘Berisha’. Mbetet 1- Bulevardi dhe 2- Qytetarët e këtushëm.  Qytetarët e lindur e rritur në këtë vend; disa prej të cilëve po bëhen prindër duke u frikësuar ‘na erdhi Berisha’ sot e ‘na sulmoi’ nesër.

Po shteti? Shteti, çfarë bën? A i mbron shteti njerëzit nga dhunuesit e këtushëm?

Ta zëmë se Berisha nuk është një njeri i ‘plagosur’ nga SHBA dhe BE e tash po kërkon një strofkë. Puna vjen si me fatkeqësinë që u kanoset njerëzve; fatkeqësia dhe terrori shkaktojnë më shumë frikë se dëm tjetër.

Çfarë bën shteti?

Shtetin e kemi parë: Shkon në Urën e Bunës, në Nënshkodër, në Lumin e  Vjosës dhe lufton me ujin që përmbyt banesa e rrezikon jetë… Shteti shkon te banesat e shembura nga tërmeti dhe merr mbi vete barrë të madhe, barrën e rindërtimit- bashkë me Europën…

Po këtu në ‘Bulevard’ kush e mbron njeriun?  ‘Bulevardi’ është më i lakmuari dhe më i sulmuari, sepse është pjesë e qytetit dhe kushdo ‘jashtë- qytetës’ mund ta synojë. ‘Jashtë- qytetës’ janë edhe të gjithë ata që nuk pyesin për ligj, as ‘për leje nga policia’ dhe gajle nga qytetaria.

Në Bulevard njeriu është më i rrezikuar se në malet me borë, këtu rrezikohet ‘polisi’, ndjeshmëria, fryma. Askush nga Bulevardi nuk e rrezikon malin, ndërsa nga mali zbresin qenie me të cilat nuk mund të merresh vesh, dhe kush i ndalon?!

Kush e ndalon ariun që të hyjë në Bulevard? Ai nuk njeh as vija të bardha këmbësorësh, as shigjeta rrugë- makinash, as kordonë, as ligje…

Atëherë, çfarë bën shteti me forca të verbër?

Tani ‘forcë e verbër’ po quhen edhe ato krime të kryera nga njeriu, por që u ka kaluar koha për t’u shpaguar, dmth., për t’u gjykuar. Askush nuk e mohon se ka ndodhur krimi, por askush nuk e gjykon. Janë hapur gropa të mëdha korrupsioni, janë vjedhur miliarda, janë pasuruar pjesëtarët e familjes pa punuar kurrë, po përdoren paratë e vjedhura për të paguar ‘protesta’ e frikë, sulme, kamikazë, media, mexhlise…

Ta zëmë se edhe këtë pasuri e mori ariu që hyri në Bulevard. Po vallë shteti çfarë bën? A do t’i kthehet publikut pasuria që ia grabitën?. Këtë kërkon ‘Bulevardi’, nuk kërkon pushtimin e Dytë

Kushedi sa pyetje i vijnë në kokë njeriut kur ndodhet para Qytetarisë, por tjetri kërcënon me armë  dhe i sulet Bulevardit.