Disa qindra qytetarë u tubuan dy herë në sheshin Skënderbej në një protestë kundër bombardimeve të Izraelit në Gaza dhe vrasjes së mijëra civilëve të pafajshëm.
Aktivisti Florian Arapi, organizator i protestave pro Palestinës thotë se protesta të ngjashme janë zhvilluar në të gjithë botën, por në asnjë vend tjetër policia nuk ka ndaluar marshimin.
Ne kemi organizuar dy protesta dhe në vijimësi të situatës që po ndodh në Palestinë dhe donim t’i mbanim në fundjavë. Kjo nuk është diçka e rrallë që po ndodh në vendin tonë, kjo po ndodh në tërë botën perëndimore, dhe në tërë botën, kurse në Shqipëri policia ndaloj për dy herë me rrallë organizmin e një proteste tjetër, dhe te protesta e fundit, që ata ndaluan, ndaluan edhe marshimin që ishte planifikuar se ne do të shkonin deri në sheshin “Nënë Tereza” e do të ktheheshim.
Ndalimet e protestave ndodhin vetëm në vendet jodemokratike, edhe aty populli e shoqëria civile që duan të kundërshtojnë ose të shprehin indinjatën e tyre në rastin konkret, në atë që po ndodh në Palestinë, në vendet tjera nuk ndalohen, kurse këtu ndodhi.
Arapi shpreh bindjen se pas ndalimit nga ana e policisë të protestave pro palestineze në Shqipëri qëndron një urdhër politik.
Kjo të lë dyshime se policia nuk është treguar e paanshme. Ata na dhanë argumente të treja, shpjegimet ishin se bllokohet trafiku, mirëpo çdo tubim dhe protestë, ka gjithmonë bllokim trafiku.
Protesta ka qenë tërësisht paqësore dhe tërësisht normale, nuk ka pasur problematike, pra ky qëndrim qe bën policia me shumë mundësi duket qartë që pas kësaj qëndron një urdhër politik.