Gazetari investigative Artan Hoxha, i ftuar në ABC Live ka folur në lidhje me situatën e agravuar në Shkodër në lidhje me krimin që është “ulur këmbëkryq”, ndërsa ka ngritur dhe problematikë me kanabisin që thotë se ëshë qarku më i kanabizuar.
Ngjarja e Shkodrës fillon në 25 gusht me atentatin e Alban Bruçit. Për këtë u akuzua Bajram Çekorja dhe djali i një biznesmeni të cilët u shpallën në kërkim. Kjo aktivizoi një konflikt që është gjithë kohës në ajër. Por tentativa për Bruçin dështoi. Baba i Çekores reagoi pak ditë më pas dhe tha se sa herë që ndodhin krime policia i vjen në shtëpi, duke thënë se policia mbështete grupet kriminale në Shkodër. Ai akuzonte se grupi kundërshtar ka mbështetjen e shtetit. 4 ditë pas 25 gushtit, Bajram Çekorja shpallet në kërkim. Ismet Çekorja tha se I biri s’ka gisht, Në datë 2 shtator vritet në atentat Ismet Çekorja, ai që tha se policia mbështet grupet kriminalë. Vrasja e tij i trazoi ujërat. Kjo u shoqërua me atentatin e 18 shtatorit, ku Erjon Xhenje 19 vjeç u vra në një lokal. Grupet kriminale nuk goditen vetëm njerëzit direkt por dhe të afërmit. Në Shkodër janë të gjithë të kërcënuar. Ngjarja nisi në 25 gusht, nuk u veprua shpejt, prandaj pati atentate të tjera. I pari erdhi më 2 shtator, i treti më 18. Sigurisht do të ndodhi dhe tjetër, sigurisht e di emrin por nuk di se kur. Shkodra ka qenë qyteti më i kanabizuar këtë vit. 200 bimë kanabisi në një parcelë. Zona më e kanabizuar e miksuar me konfliktet e grupeve. Nëse nuk merren masa do presim vetëm viktimën e radhës”, tha Artan Hoxha.