
Përfundon mbledhja, PS zyrtarizon kandidatët për secilin qark, ja EMRAT

Zgjedhjet e 14 Majit/ Zbulohen emrat, ja kush janë kandidatët e PS për qarkun Tiranë

Zbulohen kandidatët për kryetarë bashkie në Elbasan, ja emrat

Kandidatët e PS-së për qarkun Shkodër, Elisa Spiropali zbulon emrat

14 maji/ Ben Andoni zbardh skenarin dhe bën paralajmërimin e fortë: Do ketë bojkot masiv, zgjedhjet më të dobëta të zhvilluara ndonjëherë

E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin nënshkruan marrëveshjen me Lukashenkon: Do vendosim armë bërthamore në Bjellorusi

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, zbulohen EMRAT, ja si janë ndarë anëtarët

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Operacione në gjithë vendin! A do të zbulohen ngjarjet kriminale? Çmontohen disa kamera në Lezhë, nën hetim një grua (EMRI)

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Shkurt 2023
Policia e Lezhës ka vijuar kontrollet në qytet me qëllim verifikimin dhe çmontimin e kamerave të vendosura nga grupet kriminale. Gazetari Elidon Ndreka u shpreh së në Lezhë janë çmontuar rreth nëntë kamera dhe se katër prej tyre janë çmontuar në fshatin Pllanë. Një zonë e cila njihet si problematike, pasi shpesh kanë ndodhur ngjarje kriminale.
Gjithashtu gazetari shton për çmontimin e katër kamerave në fshatin Pllanë është proceduar penalisht një grua, Marte Prendi.
“Në Lezhë janë çmontuar nëntë kamera. Katër prej tyre janë çmontuar në fshatin Pllanë. Vlen për tu theksuar fakti se në këtë zonë kanë ndodhur disa ngjarje kriminale. Para disa vitesh u qëllua me breshëri automatiku dhe autorët ende nuk janë gjetur. Marte Prendi është proceduar penalisht dhe sipas burimeve policore po shikohet se cila ka qenë arsyeja. Në të njëjtë zonë në 2008 janë vrarë dy persona, autorët e së cilës nuk janë gjetur. Sa i përket zonës së Lezhës policia po kryen sërish kontrolle”, raportoi gazetari.
Finalizohet faza e njëmbëdhjetë e planit operacional policor të koduar “Fijet”, të iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit.
Çmontohen në Mirditë dhe në Zejmen, Lezhë, 9 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e autorëve dhe për dokumentimin e qëllimin të vendosjes së 5 kamerave në Mirditë.
Për 4 kamerat e instaluara në kundërshtim me ligjin, në Zejmen, Lezhë, është inicuar hetimi për një shtetase, për cenim të privatësisë.
Strukturat hetimore të Policisë së Lezhës dhe Mirditës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në fshatra të Lezhës dhe në Rrëshen, me qëllim sigurimin e informacioneve në kundërshtim me ligjet në fuqi, për qëllime kriminale apo për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.
-Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Mirditë kanë çmontuar në rrugën “Vaso Pasha” dhe kanë sekuestruar, 5 kamera të dyshuara të lidhura me celularë të shtetasve të ndryshëm, ende të paidentifikuar. Skuadra të posaçme hetimore, me ekspertë të nivelit qendror dhe vendor, vijojnë punën për identifikimin e autorëve dhe për dokumentimin e qëllimin të vendosjes së këtyre kamerave.
-Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë çmontuar në fshatin Zejmen, Lezhë, 4 kamera. Për vendosjen e tyre në kundërshtim me ligjin, janë iniciuar hetimet në Prokurorinë e Lezhës, për shtetasen M. P.
Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Më të lexuarat


Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Mbetën në det të hapur pasi mjeti lundrues pësoi defekt, Policia Kufitare shpëton turistët

“Është qeros”, zbardhen detaje të reja nga dosja e Nuredin Dumanit/ Tregon kush e shiti Arjan Spahiun tek Çapjat, SPAK letërporosi në Belgjikë për zbulimin e spiunit

I gjenden 44 750 euro në çantë, e pëson keq 54-vjeçari në Kakavijë

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e subjekteve zgjedhore

Çfarë po ndodh në Dibër? Rradhë kilometrike në doganën e Bllatës, do t'ju habis pamasë arsyeja e çuditshme e dibranëve që dyndyn vendin fqinj

E tmerrshme, po vjen fundi botës? NASA trondit me parashikimin: Një asteroid me madhësinë e “Big Ben” do të kalojë sot pranë...

Me çanta plot me para/ Si u zbulua 54-vjeçari, po tentonte të kalonte kufirin

E RËNDË/ Zvogëloi stomakun për t’u dobësuar, ndërron jetë 46-vjeçarja, merret vendimi drastik për mjekun

Çudirat e 'skifterave' shqiptarë nuk kanë fund! Marrin rrugën nga Elbasani dhe kryejnë vjedhjen e kasafortës së një servisi në Librazhd, policia bën lëvizjen e minutës së fundit
