Gazetari nga Kosova, Velhar Isufi zbardh detajet pas situatës së tensionuar në veri, ku një polic ka mbetur i vrarë. Gazetari thotë se ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së thirrur nga Albin Kurti.
Ai thekson se personat e armatosur kanë qenë të maskuar dhe kanë ardhur nga territori i Serbisë në Kosovë dhe kanë qëlluar ndaj makinës së policëve. Gazetari thotë se personat e armatosur janë ende brenda manastirit të Bernjakut dhe janë rrethuar nga policia e Kosovës, ndërsa ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes tyre.
“Sa ka përfunduar mbledhja e këshillit të sigurisë. Shpresojmë se do dalin detaje të reja, ku një polic ka mbetur i vdekur një polic dhe është plagosur një oficer tjetër që është në gjendje stabël, i është larguar predha ku ka qenë i plagosur në dorë. Situata në atë pjesë mbetet e tensionuar. Policia ka mbyllur rrugën që të çon nga Mitrovica e veriut në Zveçan.
Dyshohet se persona të veshur me bluza jeshile dhe të armatosur kanë hyrë brenda territorit të republikës së Kosovës dhe janë pozicionuar në manastir. Janë duke qëndruar aktualisht, janë rrethuar nga policia dhe personat e armatosur kanë qëlluar herë pas here. Janë rritur forcat e policisë në atë zonë, KFOR dhe pritet se si do të veprohet më tutje. Policia e Kosovës i ka marrë të gjitha masat”.