BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x
BREAKING NEWS

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit ’96: Si u dhunuan, gjakosën dhe torturuan socialistët me urdhër të Sali Berishës, SPAK të hetojë ngjarjen

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit
x
BREAKING NEWS

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi, Berisha-Bardhi kundër rezolutës, por bëhen pjesë e komisionit special për të shpëtuar nga qelitë e SPAK

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi,
x
BREAKING NEWS

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, i hapet rruga profesoreshës së njohur

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin
x
BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x

Aktualitet

Përgjimet e SKY/ Zbardhen detaje të reja nga dosja, si u ekzekutua vëllai i Talo Çelës nga Nuredin Dumani

Përgjimet e SKY/ Zbardhen detaje të reja nga dosja, si u ekzekutua

Vrasja e Klevis Kapllanit në Sinaballaj të Rrogozhinës është kryer teksa, ai fliste përmes aplikacionit “SKY” me Nuredin Dumanin. Kapllani po priste dy miqtë e Dumanit, Besian Xhixhën dhe Enver Divën, t’i çonin një makinë tip “Benz”, që do përdorej për goditjen e Dine Çamit dhe Elton Kilës në Elbasan.Por pasi ka marë lajmin e vrasjes së Kapllanit, Dumani ka udhëtuar urgjentisht nga Elbasani në drejtim të Sinaballaj, duke parë nga distanca vdekjen e mikut të tij, të cilin ai e kishte përdorur për të vendosur armën tip “TT” në servisin e Seit Manahasës në Peqin. Kjo armë ishte përdorur nga Skerdi Tase në vrasjen e Emiljano Ramazanit në muajin korrik 2020.

I tronditur nga ajo që kishte ndodhur dhe që kishte parë, Dumani kthehet në Elbasan, duke marë takim me financuesin e tij, Erjon Alibej dhe së bashku bien dakord që të kundërpërgjigjen shumë shpejt ndaj grupit rival. Ata hetojnë në mënyrë të ftohtë dhe të shpejtë duke dalë në konkluzjonin se vrasjen e Klevis Kapllanit e ka kryer Seit Manahasa dhe Talo Çela.

Sipas gazetarit Elton Qyno, në pamundësi për të kapur dhe goditur Manahasën, i cili në muajin shtator 2020 ndodhej në burg për shkak të grackës që i kishin ngritur me pistoletën “TT” Dumani dhe Erjon Alibej dhe pamundësi për të gjetur Talo Çelën, të bien dakord që kundërsulmin e tyre ta përqëndronin pikërisht tek Bujar Çela, vëllai i Talos, që punonte si taksist dhe në jetën e tij s’kishte kryer asnjë krim.

Mobilizimi i grupit është kryer në një kohë rekord, ku brenda 24 orëve, janë gjendur 60 mijë euro për pagesë, armët dhe një automjet tip “Renault” të vjedhur, të cilin grupi ja mori Ervis Martinajt. Më 15 shtator 2020 u vra Klevis Kapllani, ndërsa një ditë më pas në datën 16 shtator 2020, Nuredini u takua me Enver Divën e Besmir Xhixhën në fshatin Pajovë.

Për vrasjen e Bujar Çelës, ata i kishin siguruar Dumanit një automjet tip “Renault”, të cilën ja kishte lënë në mbajtje Ervis Martinaj. Sipas Dumanit, Martinaj ka dashur ta përdorë këtë mjet në një ngjarje kriminale, por për shkak të zbulimit ai ishte tërhequr, duke e lënë në mbajtje makinën në zonën e Fushë-Krujës, tek Enver Diva dhe Besian Xhixha.

Nga hetimet e kryera nga SPAK rezulton se automjeti tip “Renault” ishte futur në territorin shqiptar nga Pika e Kalimit Kufitar Morinë nga Gëzim Haziri, i cili është nga qyteti i Kukësit. Sipas dosjes së prokurorisë Haziri ka mjaft hyrje-dalje në kufi me shtetasin Bujar Hasani alias Lika, person me precedent kriminal i vrarë më datë 30 maj 2020 dhe lidhje e afërt e Ervis Martinaj, dhe Alket Xhixha, vëllai i Besian Xhixhës, i arrestuar në flagrancë disa vite më parë për “Vrasje të mbetur në tentative” në dëm të shtetasit Bujar Kullaj, ngjarje e ndodhur në kryqëzimin e rrugës së fshatit Larushk dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Këto fakte mbi automjetin “Renault” të përdorur në ekzekutimin e Bujar Çelës, mbështesin deklarimin e Nuredin Dumani i cili ka pohuar se: “…çunat (fjala për Besmir Xhixhën e Enver Divën) më thanë që kishin një “Renault” që ja kishin marrë Ervis Martinaj dhe se kjo makinë ishte planifikuar për tu përdorur në një ngjarje tjetër, por ishte parë shumë herë në atë zonë dhe nuk mund të përdorej, prandaj ja dhanë çunave…”.

Dumani tregon se një ditë pasi ishte vrarë Klevis Kapllani, në 16 shtator 2020 takohet me Xhixhën dhe Divën në Pajovë dhe këtë natë së bashku ndenjtën deri rreth orës 04:00 të mëngjesit të datës 17 Shtator, në mbikqyrje dhe pritje të Bujar Çelës të dilte nga banesa.

Rreth kësaj orëve të mëngjesit, kur dhe shkonte të pinte kafenë e mëngjesit tek një bar kafe,të cilën Nuredinit ia kishte pas treguar më parë Eljo Bitri. Gjatë kësaj periudhe Bitri ishte një person që luante me dy krahët,pasi ishte njeri i afërt me Talo Çelën, por njëherazi informonte dhe Nuredinin për gjithçka.

Bujar Çela, është qëlluar me 15 plumba në ambjenet e kafes tek rreth-rrotullimi i Bradasheshit në Elbasan duke mbetur i vdekur në vend. Dy vite nga kjo vrasje, Dumani ka çuar prokurorët e SPAK në vendin e kanalit të ujrave të zeza, ku kishte hedhur armët e vrasjes së Çelës, por ato nuk u gjendën.

“…pistoleta që më kishte falur Talo Çela, mu bllokua teksa po qëlloja vëllain e tij, Bujar Çela”. Bujari nuk kishte vdekur akoma por unë e doja të vdekur. Meqenëse mua mu bllokua arma që kisha thërras Besin që ishte shofer dhe i thash: “…hajde më sill armën…”.

Më tha: “…ça të bëj…?” Unë i thashë: “…godite në kokë…?. Ai qëlloi dy herë me pistoletë 9 mm nuk e mbaj mend llojin e armës. Jemi larguar direkt pastaj secili me makinën e vet në drejtim të Peqinit ku unë ika shumë para dhe prita sa të vinin çunat me “Renault”.

Kur i pashë ja bëra me shenjë që të ktheheshin tek vendi ku do digjeshin makinat. Çunat e futën makinën te tuneli, nën urën e shinave të trenit dhe e dogjën dhe që të 2 erdhën te makina ime tip Benz. U larguam deri në Fushë-Krujë me benzin. I kemi renë nga Peqini në Rrogozhinë më pas në Durrës – Vorë me destinacion Fushë-Krujën.

Benzin e lash në parkimin e një pallati përballë Komisariatit të policisë në Fushë-Krujë dhe i thash çunave çojani benzin Soni Rreçit, se nuk na bën punë, në kuptimin që nuk do ta blija. Armën pistoletë 9 mm dhe një Uzi Pistol 7.65 mm i kemi hedhur në kanalin që ndohet tek rruga dytësore në Plepa, tek kanali rruga dytësore kur vjen nga Shkëmbi i Kavajës për në Plepa, mbi rrugën kryesore. Ndërsa, pistoletën që mu bllokua dhe që ma kishte falur Talo Çela, ia fala Enver Divës pasi ai ma kërkoi.

Ishte pistoletë “Zastava” me silenciator. Mbas shinave ku është rotondo jemi kthyer djathtas dhe kemi hedhur armët. Lekët mi ka sjellë Erjoni nëpërmjet një personi në Vorë, ku unë kam nxjerr Enverin dhe Besin të marrin lekët me sa mbaj mend. Erdhën lekët tek unë dhe ja ndava të dyve. Unë nuk mbajta asnjë lek. Të dyve i ranë nga 30.000 Euro për kokë. Unë pastaj u largova për në Kosovë. Arjanit i kam shkruar për këtë ngjarje…” – ka treguar Dumani.