BREAKING NEWS

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te Rithemelimi, nis skenari i 2005 për rikthimin në pushtet të familjes “Berisha”, ja surprizat që pritet të ndodhin në zgjedhjet ë 2025

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te
x
BREAKING NEWS

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh prapaskenat e vendimit të Gjykatës së Apelit për kalimin e vulës dhe logos së PD te Rithemelimi

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh
x
BREAKING NEWS

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi për Ilir Metën, ja si do të dalë jashtë loje presidenti i PL dhe pse vendimi i Gjykatës së Apelit është politik, juristja Brizida Gjikondi zbulon të pathënat

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi
x
BREAKING NEWS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave, paralajmëron furtunë në listat e zgjedhjeve të 2025, shtyhet për në shtator takimi me emigrantët në Londër e Gjermani, ja kur do të mbahet Kongresi i PS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave,
x
BREAKING NEWS

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja 10 dosjet që po “kopsit” SPAK, gazetari zbardh emrat “VIP” të rrezikuar dhe tregon provat tronditëse që ka zbuluar drejtësia e re për disa deputetë të Kuvendit

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja
x
BREAKING NEWS

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130 mijë punonjësit e administratës në vend, zbardhet skema e re që do të ndiqet edhe për bashkitë

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130
x
BREAKING NEWS

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të marrë para nga koncensioni i sterilizimit, dalin dokumentet, ja si u largua menjëherë pas thellimit të hetimeve nga SPAK

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës që po thur nga banesa me besnikët e tij për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja vepra penale që ka kryer Flamur Noka për interesat e ish-kryeministrit

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës
x

Aktualitet

Përgjimet/ “Metamorfoza 2”, Anila Hoxha tregon detajin shokues: Oficeri i policisë mëson vrasësin se si…

Përgjimet/ “Metamorfoza 2”, Anila Hoxha tregon detajin shokues:

Gazetarja Anila Hoxha ka folur në një emision televiziv, Anila tregon se si dosja zbuloi se sa është sofistikuar krimi në Shqipëri dhe se skenarët e tyre e kalojnë çdo fantazi të mundshme.

“Nga “Metamorfoza 2” bëhet edhe një herë e qartë se si grupet kriminale forcojnë aleancat e tyre kur bëhet fjalë për atë që ata e konsiderojnë “vrasje me shkëmbin personash” dhe ku secili prej tyre, në mënyrë që të mos identifikohet, përpiqet që të eliminojë personin tjetër, në mënyrë që natyrisht të mos rrezikojë jetën e vet.

Qindra komunikimet e administruara nga prokuroria, treguan edhe njëherë skenarët tej çdo fantazie të mundshme, por nga ana tjetër edhe mungesën e humanizmit, por edhe forma agresive se si funksionojnë këto grupe.

Deri aty sa njëri prej tyre, i dyshuar, thotë se është gati që ta ftojë kundërshtarin e aleatit të tij në shtëpi për ta eliminuar.  Pra, ne kemi parë qindra përgjime e në dosjet e tjera të krimit të organizuar, ku secili nga anëtarët është i vendosur për të eliminuar “hasmin” e tij me forma nga më të ndryshmet”

Gazetarja gjithashtu veçoi si shokuese faktin që njerëz që duhet t’i shërbenin ligjit dhe drejtësisë në fakt u shpërbejnë bandave kriminale.

Për shembull është rasti i Viktor Ymerit, i cili menjëherë pasi ishte liruar, sepse Gjykata e Elbasanit e kishte shfuqizuar vendimin për dënim të përjetshëm për një ngjarje të rëndë të ndodhur në qytetin e Durrësit, ai shfaqet në qytetin e Vlorës, dhe ai tregon edhe komunikon me bashkëpunëtorët e tij në krim, kur thotë se një oficer policie në qytetin e Vlorës e kishte njoftuar se po lëvizin gjërat dhe po hapeshin disa çështje. Një fakt që më pas u bë i ditur pasi Viktor Imeraj u arrestua sërish për ngjarje të vjetra dhe tanimë ishte i dyshuar për këto ngjarje të vjetra.

E njëjta gjë ndodh edhe me Arben Ndokën, ish deputeti, i cili shfaqet i vendosur dhe këmbëngulës për të thurrur plan për të vrarë Durim Bami, mbasi dyshon se ai ishte i implikuar në vrasjen e vëllait të tij dhe ndërkohë bën plane dhe tregon se si kishte komunikuar me oficerë policie dhe kishte marrë informacione të caktuara.

Kulmi arrin në një moment kur një oficer policie mëson njërin nga njerëzit e botës së krimit se si ai duhet të bëjë kujdes, pasi kur i bllokohet automjeti, apo kur i kontrollohet automjeti, ajo mund të jetë si një metodë për të vendosur GPS, apo pajisje përgjimi që do të tregonin bisedat që bëjnë njerëzit dhe anëtarët e dyshuar edhe në automjet për planet e tyre”, tha ajo.

 

Më të lexuarat