BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Aktualitet

Pjesë e grupit kriminal, arrestohet nipi i deputetit socialist (Emri)

Pjesë e grupit kriminal, arrestohet nipi i deputetit socialist (Emri)

Policia njoftoi se ka goditur një grup kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë, ndërsa në pranga janë vënë katër pjesëtarë të tij. Pjesë e grupit kriminal që u arrestua sot në Kuçovë për shitje lëndësh narkotike është dhe një i afërm i gjeneralit Bardhyl Kollçaku, deputet i PS-së në qarkun Berat, 23-vjeçari Jurgen Kollçaku.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka bërë me dije sot finalizimin e operacionit policor të koduar "Vëzhgimi" si dhe arrestimin e 4 shtetasve: Jurgen Kollçaku,23 vjeç, Gjergji Braha,26 vjeç, Kleo Doko,18 vjeç dhe Sherif Isaj, 19 vjeç, tre të parët banues në Kuçovë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, 4 të rinjtë ishin pjesë e një grupi të struktuar kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike "cannabis sativa" në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë.

Për arrestimin e tyre DVP-së Berat ju desh një hetim 2-mujor me metoda proaktive,për dokumentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

Burimet policore konfirmojnë se, gjatë kontrrollit në banesat dhe automjetet në pronësi të këtyre shtetasve u gjetën dhe sekuestruan edhe armë të ftohta dhe municione luftarake, ndërkohë që po vijojnë hetimet me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Mes 4 të rinjve të arrestuar si pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal është edhe nipi i gjeneralit Bardhyl Kollçaku, njëkohësisht deput i qarkut Berat. 23-vjeçari Jurgen Kollçaku është djali i shtetasit Fadil Kollçaku, që rezulton të jetë djali i xhaxhait të gjeneral Bardhyl Kollçaku.