Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Novosellë të Pejës, ku një person është vrarë nga kushëriri i vet.
Mësohet se viktima është Bashkim Brahimaj, kurse i dyshuari Faton Brahimaj. Sipas mediave kosovare mësohet se vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësore.
I dyshuari është në arrati dhe forcat e policisë janë vendosur në ndjekje për arrestimin e Faton Brahimaj.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Rreth orës 14 e 40 minuta policia është njoftuar për një vrasje në fshatin Novosellë. Menjëherë policia ka arritur në vendin e ngjarjes. Me të arritur aty ka hasur një person të shtrirë.
Është njoftuar emergjenca, ka dalë në vend të ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatu vdekjen. I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet.
Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante po ashtu edhe prokurori i shtetit.
Nuk dihet ende për motivet, këtë do ta tregojnë hetimet”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi.