Policia e shtetit ka dalë në një konferencë për mediat për të dhënë detaje lidhur me sulmin e dhunshëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Avokati u dhunua barbarisht në mes të rrugës mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut, ku sapo kishte lënë vajzën në kopësht.
Vizion Plus publikoi më herët emrat dhe fotot e personave që dhunuan këtë të mërkurë avokatin Sokol Mëngjesi.
Ata janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija dhe Dorian Alia.
Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, është sulmuar me mjete të forta, pasi ka lënë vajzën në kopësht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Aktualisht gjendja e tij është përkeqësuar dhe ndodhet në intubim në spitalin e Traumës.