Virozat që qarkullojnë në vend kanë rikthyer edhe gripin e syrit.
Në pediatritë e kryeqytetit paraqiten çdo ditë fëmijë të cilët kanë skuqje të syve e shenja të tjera.
Mjekja pediatre Sonila Brati apelon prindërit që të kenë kujdes me higjienën e fëmijëve e në rast se konstatojnë simptomat ti drejtohen mjekëve pasi mund të kthehet në infeksion.
Mjekët thonë gripi i syrit rikthehet edhe nëse fëmijët e kanë kaluar dhe përgjithësisht i kap të gjitha moshat dhe është një grip simptomat e të cilit nuk duhet të neglizhohen.