BREAKING NEWS

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në
x
BREAKING NEWS

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga
x

Aktualitet

Roli i “Suçit”, zbardhet dosja e “killerave” të Durrësit: Ja çfarë ndodhi në autostradë, erdhi një makinë e zezë…

Roli i “Suçit”, zbardhet dosja e “killerave”

Vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj ishin duke udhëtuar me një motorçikletë tip “Piaggio” në autostradën Tiranë-Durrës mbrëmjen e datës 4 tetor teksa nga pas i afrohet një makinë e zezë dhe i godet nga pas.

Ndërkohë që po përpiqeshin që të merrnin veten nga përplasja në tokë, menjëherë në vendin e ngjarjes mbërrojnë një tjetër makinë, tip BMË dhe prej saj dalin katër persona. Teksa i godisnin me shkelma dhe grushte vëllezërit e shtrirë në tokë, personat në fjalë marrin me forcë në makinë Indrit Beqirajn, ndërsa Gentiani mbeti në mes të asfaltit dhe instiktivisht kapi telefonin duke njoftuar policinë se i kishin rrëmbyer vëllain.

Siç pasqyrohet edhe në dosjen hetimore që ka siguruar gazetari i ABC, Ermal Vija, në këtë moment, forca të shumta policie kanë bërë rrethimin e zonës në Durrës si edhe kanë njoftuar komisariatet në qytetet përreth për një makinë të zezë me targa “117”, në të cilën ndodhej një person i rrëmbyer.

E gjitha zgjati gjysmë orë dhe në radio policët që po kërkonin makinën, me cila mund të kishte në bagazh Indrin Beqirajn njoftohen se ai kishte shkuar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit duke bërë një denoncim se e kishin marrë peng. Të dy vëllezërit shprehen në polici se i kishin njohur pengmarrësit, të cilët sipas tyre ishin persona të afërt me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si “Rrumi i Shijakut”.

Në dosje nuk thuhet shkaku i pengmarrjes dhe sherrit mes tyre, por përmes këtij rrëfimi nis gjithçka dhe vëllezërit vetëofrohen si të penduar duke zbërthyer të gjithë grupin kriminal ku ishin pjesë dhe nga i cili kishin marrë porosi për të paktën katër vrasje në Tiranë dhe Durrës.

Siç shprehen prokurorët në dosje, Indrit dhe Gentian Beqiraj kishin marrë një porosi nga Kevin Zeneli dhe Ilirjan Feçi për të vrarë Arben Mërkurin në Sukth dhe Geron Hasanbelliun dhe dy nipërit e tij në Tiranë.

Sipas vëllezërve, porosia për vrasjen e Arben Mërkurit kishte ardhur nga Kevin Zeneli (Suçi), i cili iu kishte dhënë atyre edhe disa armë zjarri për të realizuar qëllimin.

Sa i përket vrasjes së Geron Hasanbelliut dhe nipërve të tij, vëllezërit tregojnë se ajo ishte porosi nga Kasandër Noga në Belgjikë. Madje, në dosje thuhet se vëllezërit kishin nisur vëzhgimin e Hasanbelliut që rrinte në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, por e kishin parë si “objektiv të vështirë” dhe prandaj nuk kishini vepruar.

Përballë hezitimit të tyre, kishte vepruar vetë Kevin Suçi që mori porosinë nga Noga duke qëlluar me kallash gabimisht ndaj Erjon Çelës, të cilin e kishte ngatërruar me Geron Hasanbelliun.

Çela mbeti i vdekur në vend pa patur asnjë lidhje me ngjarjen në 4 janar të këtij viti, kurse dy vëllezërit Beqiraj ndihmuan Kevin Zenelin (Suçin) që kishte kryer vrasje që të largohej nga Shqipëria.

Mes të arrestuarve janë edhe 12 persona të tjerë krahas vëllezërve Beqiraj, të cilët janë përfshirë në të gjithë këtë grup kriminal. Pjesë e listës janë ata që morën peng vëllezërit Beqiraj, si edhe personat që siguruan armët dhe lëndët eksplozive. Spikasin në këtë listë polici Flamur Bejko, i cili i kishte kërkuar atyre vrasjen e dy personave në Durrës duke i dhënë paraprakisht 3 500 euro, si edhe një ushtarak i quajtur Altin Celami, i cili shërbente si person që ruante armët e grupit dhe u siguronte atyre të tjera.