Një ekspozitë tejet e veçantë është çelur të enjten në hapësirën e Qendrës për Hapje dhe Dialog në praninë e Nedim Vlorës, nipit të Ismail Qemal Vlorës. Dokumente të familjes Vlora, të pa publikuara më parë hapen për publikun si pjesë e një fondi të madh objektesh që ruhen sot në shtëpinë e Nedim Vlorës në Bari.
Në emisionin Goodmorning Albanians në Euronews Albania ai u shpreh se ekspozita u mundësia falë mbështetjes së miqve të tij masonë në Shqipëri dhe përfshin dokumente fundi i viteve 800 deri në vitet ‘50-’60.
“Rasti m’u dha nga vëllezërit masonë në Shqipëri, të cilëve iu tregova arkivin time me 5-6 volume dokumentesh nga fundi i viteve 800 deri në vitet ’60. Më duhet të falenderoj edhe kryeministrin për ndjeshmërinë. Do të doja t’i sillja të gjitha dokumentet në Shqipëri, por do të doja të kisha në vend ku t’i depozitoj dhe ku historianët të kenë mundësi t’i shohin. Në një zarf ishte shkruar një adresë, që tregonte një rezidencë të Ismail Qemalit në Napoli. Qoftë edhe me anë të zarfeve është e mundur të ndjekim rrugëtimin. Libri i ka dhënë jetë qindra personazheve të lënë në harresë. Ishte e lodhshme të lidhje një periudhë të 1400 me më pas kur u ndërrua feja”, tha Nedim Vlora.