BREAKING NEWS

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit, goditen politikanë, ish-drejtorë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, futen në lojë dhe ndërkombëtarët, zbardhen vrasje të bujshme, gjenden para e flori në b...

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe
x
BREAKING NEWS

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në aksionin “blic” të SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të
x
BREAKING NEWS

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK, Ervin Karamuço tregon të pathënat e operacionit më të madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro dhe detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të Partisë së Lirisë me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janull...

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për të grabitur të dhënat e sistemit “TIMS”, gazetarja Klodiana Lala nxjerr detaje të bujshme nga skandali që tronditi Policinë e Shtetit dhe zbulon personin që refuzoi t’i jepte ish-drejtorit të IT kode...

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për
x
BREAKING NEWS

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas dëshmisë për inceneratorët, te lëshimi i të gjithë bashkëpunëtorëve në “gojën” e SPAK dhe zhvillimet që do të ndodhin për dosjen “Xibraka”, ja çfarë e pret Gazment Bardhin dhe Olsi Ram...

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x

Aktualitet

"Rrëmbeu" nipin dhe u zhduk, gjyshja gjyshja bën veprimin e papritur për nipin e mitur

"Rrëmbeu" nipin dhe u zhduk, gjyshja gjyshja bën veprimin e

Gjyshja, Barie Gjuni, e cila rreth 1 javë më parë rrëmbeu nipin dhe u zhduk, e ka dorëzuar 3-vjeçarin në Prokurorinë e Durrësit.

Bëhet me dije se tashmë i mituri është bashkuar me nënën e tij, 23-vjeçaren Ile Gjuni, e cila bëri apel publik për gjetjen e të birit.

Fëmija mësohet se është i qetë, ndërsa gjyshja e tij nga ana e të atit do të ndalohet nga unformat blu.

Ndërkohë pranga kanë rënë më parë edhe bashkëshorti i Barie Gjunit, Rexhep Gjuni dhe vëllai i saj, Arben Selaj të cilët dolën ditën e djeshme para gjykatës dhe ndaj tyre u caktua masa e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Rexhep Gjunin, gjyshin e 3-vjeçarit që u zhduk 7 ditë më parë në zonën e ishKënetës në Durrës. Nëna e la 3-vjeçarin me gjyshërit për disa orë, por më pas ai është zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Po ashtu, gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Arben Selaj, kunatin e gjyshit. Ndërkohë, në kërkim është gjyshja me vëllanë tjetër të saj. Mbrojtësja ligjore e të arrestuarve bëri me dije se “u mbyll seanca për caktimin e masës së sigurimit. Në kushtet kur kemi të bëjmë me një të mitur nuk mund të thuhet asgjë për arsye se është sekret hetimor, tani do vazhdojë prokuroria hetimet.

Masa e sigurimit, arrest me burg, nuk ka ndryshuar asgjë”! Gjykata u shpreh me një vendim konkret duke dhënë edhe detajet e këtij vendimi:

1. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit, të personit nën hetim R. Gjuni, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 e 25 të K.Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim R. Gjuni, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

3. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit, të personit nën hetim A. Selaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 e 25 të K.Penal.

4. Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim A. Selaj, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Sipas të dhënave të Policisë së Durrësit, bazuar edhe në dëshminë e nënës së fëmijës së rrëmbyer, është mësuar se Ile Gjuni pas vdekjes së të shoqit ka vendosur të largohet nga shtëpia e burrit të ndjerë dhe të kthehet në shtëpinë e të atit.

Ajo ka refuzuar t’u ketë thënë se ka vendosur të nisë një jetë tjetër, por më herët mes saj dhe gjyshërve të fëmijës së saj kishte patur përplasje për kujdestarinë e 3-vjeçarit.

Ile Gjuni, vetëm 23 vjeç, pretendon se kishte vendosur tua linte fëmijën çdo fundjavë prindërve të bashkëshortit të saj, që ka humbur jetën në aksidentin e tmerrshëm të mëngjesit të 23 shkurtit të vitit të kaluar.

Avni Gjuni ishte pasagjer në një automjet, ku drejtuesi, u tha se nga shpejtësia humbi kontrollin dhe u përplas në bordurë dhe pastaj në kangjellat e hekurta në anësoren e rrugës, te Kthesa e Kamzës.

Ile Gjuni i ka thënë policisë se kishte vendosur që çdo fundjavë të ua dërgonte fëmijën dhe madje edhe t`i takonte gjyshërit e tij, por të shtunën e 13 prillit kur ka shkuar të qëndroje me ta, ajo nuk i ka gjetur, as ata dhe as të voglin e saj.

 

Më të lexuarat