Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy do të marrë pjesë në Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore” që do të mbahet në Tiranë ditën e nesërme.
Zelensky, i cili është njëherësh bashkë organizator i Samitit, së bashku me kryeministrin Rama viziton për herë të parë Tiranën për të marrë pjesë në punimet e Samitit dhe në evente të tjera të rëndësishme.
Ish komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari tha se roli i Shqipërisë në këtë samit është protagonist në mbledhjen e tij apo edhe në organizim.
“Roli i Shqipërisë del qartë në këtë histori, në këtë samit pasi ka një rol protagonist në mbledhjen e saj dhe në organizimin e samitit, kuptohet që çdo njeri që do të ishte në qeverisje do ta shfrytëzonte për vendin e tij dhe nuk ka asgjë të keqe”, u shpreh Artur Meçollari.