Një automjet tip ‘BMW X5’ është shkrumbuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Sipas burimeve policore makina është në pronësi të shtetasit me iniciale A. S., banues në Vlorë.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji”.
Njoftimi i policisë:
Një makinë është djegur gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:00, në lagjen “24 Maji”
“Rreth orës 00:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “BMW X5”, në pronësi të shtetasit A. S, banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.