BREAKING NEWS

Gati goditja surprizë ndaj zyrtarëve të korruptuar, SHBA sjell specialistët e OPTAD dhe prokurorët kroatë që arrestuan Sanaderin për të asistuar SPAK, një “peshk i madh” pritet të arrestohet

Gati goditja surprizë ndaj zyrtarëve të korruptuar, SHBA sjell
x
BREAKING NEWS

Edi Rama gati të braktisë qeverinë, nuk pranon mandat të katërt, ja arsyet pse kryeministri do largohet dhe kur do ta lërë postin

Edi Rama gati të braktisë qeverinë, nuk pranon mandat të
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri kallëzon në SPAK Ulsi Manjën, një prokuror dhe dy gjyqtarë, ja 3 veprat e rënda penale që kanë kryer, zbardhen detaje nga dosja, si po mbahet në burg pa ligj “tmerri i italianëve” 

Idajet Beqiri kallëzon në SPAK Ulsi Manjën, një prokuror dhe
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh strategjinë që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga arresti me burg dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991, ja si Berisha ka qenë kundër rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, si u largua atë ditë nga bulevardi me një makinë të Si...

Ilir Demalia zbardh strategjinë që po ndjek Ilir Meta për të
x
BREAKING NEWS

Ilir Beqaj drejt arrestimit, hetimet për ish-ministrin e Shëndetësisë janë shtrirë deri në Poloni për transferta të dyshimta parash, hetuesit futin në “sitë” lidhjet klienteliste, favorizimet me kompanitë të ndryshme farmaceutike, ja çfarë është gjendu...

Ilir Beqaj drejt arrestimit, hetimet për ish-ministrin e
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja “perlat” që dyshohet se janë gjetur në celularin e sekuestruar në shtëpinë e nënës së deputetes së PL, hetuesit vizita “blic” nëpër institucione të ndryshme, skaner banesave të bashkëpunëtorëve të...

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja
x
BREAKING NEWS

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi jashtë vendit dhe të tjerët i ka ekzekutuar, ja njerëzit që po përdor për të zgjidhur hallet e tij me SPAK, Ilir Meta është hajduti i famshëm i floririt, Fatos Mahmutaj zbardh prapas...

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi
x
BREAKING NEWS

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i posaçëm në Tiranë për pastrimin e parave, nënshkruhet pakti mes SPAK dhe NCA, nisin procedurat për të dorëzuar dosjet për llogaritë në Londër

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i
x

Aktualitet

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel, zbardhet axhenda, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel, zbardhet axhenda,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen të enjten më 18 gusht në Bruksel, pas më shumë se një viti nga takimi i tyre i fundit, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Takimi i nivelit të lartë mbi dialogun Prishtinë-Beograd do të mbahet në Bruksel ku do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak.

Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian bëhet e ditur se takimi do të nisë të enjten në orën 10:30 dhe do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë takimit do të trajtohen gjithashtu çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve mes palëve. Përfaqësuesi i lartë i BE-së do të zhvillojë gjithashtu takime të veçanta me secilin lider.

Në fund të takimit përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell do të mbajë një deklaratë për mediat. Deklarata nga Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të BE-së dhe do të publikohet në faqen e internetit të (EEAS).

Ndërkohë në prag të takimeve në Bruksel, Kryeministri i Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, takuan të martën më 16 gusht përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Në fokus të takimit ishin edhe takimet e ardhshme në Bruksel si dhe proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë takimit u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë./REL

Më të lexuarat