BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Aktualitet

“Taksa e pronës do të bëhet më e shtrenjtë”/ Eksperti i ekonomisë zbulon sa do të paguajnë qytetarët për banesat

“Taksa e pronës do të bëhet më e

Të ardhurat nga taksa mbi  pasuritë e paluajtshme dhe transaksionet e kryera arrijnë deri në 57 mln euro me kursin e sotëm. Në vitet 2021-2022, arkëtimet kanë qenë në të njëjtin nivel. Në ndarjen sipas bashkive, rreth 46% e shumës në fjalë mblidhet në Tiranë.  Bashkia Durrës renditet e dyta me rreth 5% ndaj totalit, ndjekur nga bashkitë Fier, Elbasan dhe Vlorë.

“Janë 1.2 mln familje, të cilat kanë paguar në vitin 2022, rreth 5.3 mld lekë, me një mesatare prej 4860 lekë në vit. Sigurisht që ndryshimi i çmimeve të referencës do të sjellë një taksë të shtuar vetëm për qytetarët e Tiranës, që mendohet ta çojë shumën totale nga 15 mld lekë”, thotë për emisionin Money, Bardhi Sejdarasi, ekspert i ekonomisë, gazetar.

TAKSA E PRONËS BËHET MË E SHTRENJTË

Taksimi sipas çmimit real të pronës është taksimi më i drejtë. Kjo është politika e një serë vendeve që aplikojnë këtë logjikë të pranuar gjerësisht edhe nga masa. E tillë, u miratua edhe formula që sugjeroi Banka Botërore në Shqipëri, e që u aktivizua që nga viti 2018. Qeveria vendosi  që taksa të kushtonte sa 0.05% e vlerës së pronës.

“Taksa e pronës ishte subjekt i një reformimi rrënjësor, duke kaluar në vlerën e tregut. Kjo lidh me vlerën e taksës së ndërtesës, ndërkohë që u fut edhe komponenti i truallit si njësi.  Sot, kaq vite pas, ne gjendemi në kushtet kur të ardhurat e gjeneruara nga taksat e pronës janë të barabarta me të ardhurat e gjeneruara nga taksat e ndikimit në infrastrukturë. Ka një ndryshim, sepse nqs TNI ka një ndikim të fortë dhe në masë vetëm në bashkinë e Tiranës, taksa e pronës është e shtrirë deri diku në të gjithë vendin. Është elementi kur bashkitë do të bazonin të ardhurat korrente, në mënyrë që të financonin projektet e investimeve. Kaq vite më pas, taksa e pronës, nuk arrin të japë efekte që priteshin nga bashkitë dhe nga vetë politikëbërja”, shprehet Merita Toska, pedagoge, eksperte Co-Plan.

“Tirana që është e ndarë në 32 zona kadastrale, sasia e parave është në proporcion me vlerën që ka kjo zonë si çmim reference. Tani kjo 0.05 nuk do shumëzohet me 1900, por do shumëzohet me 3000, kështu që kuptohet që shuma që do paguajmë është më e madhe, por ndërkohë”, shpjegon Suzana Guxholli, eksperte e ekonomisë

SA PAGUAJNË FAMILJET PËR TAKSËN E PRONËS

Sot taksa e pasurive të paluajtshme kushton mesatarisht 405 lekë në muaj në shkallë kombëtare. Rivlerësimi i çmimeve në Tiranë do ta bëjë më të shtrenjtë këtë taksë, me shtesën e cila nuk do të jetë uniforme në të gjitha zonat kadastrale.

“Është e diferencuar rritja, sepse është i diferencuar çmimi i referencës. Një zonë e ka 1900, diku 1000 euro m2 dhe si e tillë është e ndryshme”, thotë Guxholli.

Të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme, veçanërisht nga taksa e ndërtesës janë rritur në 5 vite që nga koha e reformimit, por mungesa e regjistrave kadastralë, kanë bërë që arkëtimet të jenë në nivele të ulëta. Në tre vitet e fundit, të ardhurat nga kjo  taksë vlerësohen në mesatarisht 0.3% ndaj PBB-së nominale, raport ky ndjeshëm më i ulët krahasuar me mesataren e vendeve të Europës  Juglindore, me rreth 0.6% të PBB-së .

“Vazhdon të jetë problem çështja e kadastrës fiskale në Shqipëri me gjithë investimin e qeverisë dhe partnerëve. Vazhdojnë të mbeten problem të dhënat e pronave për 61 bashkitë. Çka ka sjellë kjo. Kjo do të thotë se e ardhura nga taksa e pasurisë është rreth 50 mln euro, çka do të thotë 1/3 mblidhet, kur potenciali është shumë i madh”, thotë Agron Haxhimali, Instituti për Bashkitë e Shqipërisë.

“Kalimi në vlerën e tregut është një modernizim për mënyrën si administrohet taksa e pronës dhe patjetër që pritet të sjellë të ardhura më të lartë për bashkit. Megjithatë, duhet të kujtojmë  që parakusht për aplikimin e kësaj metodologjie është hartimi i një kadastre fiskale. Element ky që sot nuk është përmbushur, cka patjetër që përkeqëson ose pengon arritjen e të ardhurave potenciale që mund të gjenerohen nga taksat e pronës”, shprehe Merita Toska, pedagoge, eksperte Co-Plan.