Është identifikuar një nga tre autorët që sulmuan dhe dhunuan barbarisht mëngjesin e sotëm avokatin e Sali Berishës, Sokol Mëngjesi.
Bëhet me dije se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autorët sulmojnë avokatin dhe nga pamjet është bërë i mundur identifikimi i një prej autorëve, si edhe mjeti të cilin kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Pavarësisht se një autorët është identifikuar, policia nuk ka mundur ta arrestojë pasi nuk është gjetur në banesë.
Sakaq, po punohet për identifikimin edhe të dy autorëve të tjerë. Burime për media bëjnë me dije se edhe Mëngjesi i njeh autorët, pasi kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur Mëngjesi ka biseduar me autorët të cilët më pas e kanë dhunuar me grushte dhe leva.
Avokati doli sot në mëngjes për të dërguar djalin në shkollë, por kur është kthyer tre autorët, të pamaskuar i kanë bërë pritë dhe e kanë dhunuar barbarisht. Mëngjesi është dhunuar barbarisht me grushta dhe leva.
“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Kamerat e sigurisë. Pamjet e të cilave janë sekuestruar nga autoritetet, kanë regjistruar tre autorët të veshur me të zeza dhe me kapele.