BREAKING NEWS

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në
x
BREAKING NEWS

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga
x

Aktualitet

Tragjedia e Gërdecit/ Çfarë pritet të ndodhë me ish ministrin Mediu ditën e sotme, zbardhet lëvizja e minutave të fundit

Tragjedia e Gërdecit/ Çfarë pritet të ndodhë me ish

Në orën 14:00 të kësaj të enjteje, do të zhvillohet seanca paraprake ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Gazetar, Eni Ferhati raportoi se nuk dihet nëse Mediu do të jetë në seancë, teksa familjarët Durda të cilët humbën djalin e tyre 7-vjeçar, do të marrin pjesë.

“Sot në orën 14:00 është parashikuar të zhvillohet seanca paraprake lidhur me këkesën që ka paraqitur Prokuroria e Posaçme (SPAK), për të gjykuar Fatmir Mediun, në cilësinë e ish-ministrit të Mbrojtjes, lidhur me dy akuza, ajo e shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës  në bashkëpunim me kuadro komandues ushtara, lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

Në fakt, kjo seancë duhet të zhvillohej javën e kaluar, por për shkak se prokurorët e SPAK nuk ishin të pranishëm, u shty për datën e sotme ku pritet që të jenë të pranishëm edhe familjarët, mbi bazën e të cilëve SPAK nisi edhe hetimet për këtë çështje. Familjarët Durda kryesisht të cilët kanë humbur fëmijën e tyre 7-vjeçar në tragjedinë e Gërdecit. Nuk dihet nëse zoti Mediu do të jetë vetë i pranishëm, apo do të përfaqësohet nga avokatët e tij”, raportoi gazetari Ferhati.

Çështja ndaj ish-ministrit Mediu është rihapur pasi Zamira Durdaj, e cila humbi të birin në ngjarjen e Gërdecit, e kallëzoi atë në SPAK.

Fillimisht Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme e rrëzoi kërkesën e SPAK-ut për ta rigjykuar Mediun, me argumentin se kanë kaluar të gjitha afatet ligjore për rishqyrtimin e çështjes dhe se nuk ka prova të reja.Gjykata pati arsyetuar se mungesa e imunitetit të Mediut, sidomos pas vitit 2019, nuk e ka penguar prokurorinë të nisë procedurat.

Mediu ishte një nga të akuzuarit për shpërdorim detyre për ngjarjen e vitit 2008 ku Shqipëria u trondit nga shpërthimi i një depoje të armëve ushtarake në Gërdec, në afërsi të Tiranës.